LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet i shumëkërkuari për vrasjen e dy personave në Itali

28 Mars 2018, 14:05, Aktualitet CNA
Arrestohet i shumëkërkuari për vrasjen e dy personave në

Polica e Burrelit, ka arritur të vërë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se i arrestuari është Fatjon Stojani (Islamaj), banues në Ulëz-Mat. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave në Milano të Italisë.

Për veprën e kryer, maksimumi i dënimit mund të jetë burgim i përjetshëm.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me Dashje në Itali

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me Interpol Tirana, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në qytetin e Burrelit, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues në njësinë administrative Ulëz-Mat.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 81, 110, 112, 575, 577 të Kodit Penal Italian.

Maksimumi i dënimit “Burgim i Përjetshëm”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur :

Ky shtetas me datë 10.11.2016, në qytetin Conegrate/Milano, Itali, ka vrarë me armë zjarri dy shtetasit shqiptar A.Ll, 31 vjeç, A.LL, 38 vjeç.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga