LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ 5 persona të plagosur me urgjencë drejt spitalit

28 Mars 2018, 14:32, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ 5 persona të plagosur me urgjencë drejt

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor, Fier-Vlorë ku janë përplasur dy makina, përkatësisht, “Nisan” me drejtues shtetasin me iniciale R.C. dhe “Opel”, me drejtues shtetasin R.N..

Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e fierit, ku janë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Të njëjtat burime thanë se të plagosurit, janë shtetasit me iniciale: S. M. 19 vjeç, Dh. N. 30 vjeç, E. F. 28 vjeç, F. N. 63 vjeç dhe N.K. 69 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga