LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A duhet të shembet Teatri Kombëtar?

28 Mars 2018, 13:29, Opinione CNA
A duhet të shembet Teatri Kombëtar?

Nga Ilir Levonja

*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte pyetja më naive. Jemi një vend që nuk ka as më shumë e as më pak se njëqind vjet kulturë institucionale, memorie, a histori. Dhe ta mendosh se vendet përreth kanë mijëvjeçarë. Edhe pse nga ana tjetër jemi një rracë më e vjetër se ata, më të vjetër se çifutët e gadishullit të palestinës. Mirëpo nga ana tjetër jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes. Armiqtë më të egër të historisë. Kaq naivë jemi, sa…, sa kujtojmë se përshembull një gradaçelë, është më e vlefshme se një teatër kombëtar. Jemi mizorë. Sepse mendojnë se po ndërtojmë demokracinë, kur jemi tërësisht duke notuar në diktat’ !

Këtë ma rikujtoi një aktivist i çështjes kombëtare, një djalë Gjakove me emrin Zekeria Cana. Dhe ja përshembull shihni sot Kosovën, apo Dardaninë me histori të madhe, një tufë të dehurish që qeverisin dhe rrahin gjoksin me ca arrestime show, thua se kanë kapur majat. Një tufë legenësh në Tiranën e drogës, rryfshetit, plagjiaturës, pangopjes me pushtet e vjedhje që diskuton ato pak vlera artistike. Dhe ankohet si kurvat se nuk ka fonde të bëj një teatër të ri, diku a dikund.

Me demek duke përdorur tokën e xanun tashmë, për ca kulla e teatro xhamash modernë. Pika që nuk u bie… ca çape të Kadri Roshit aty, vërdallë, në ato rrugina, a trotuare, janë më shumë se sharmi i ndonjë zoge zeshkane, a ndonjë kotele prej pambuku nga ato që mbajnë erë Gucci e flenë kolltuqeve të qeveriut. Në përgjithësi ne jemi një soj legenësh, pasi në statute e fjalime, themi shpesh, ishim me fat që jetuam kohën tënde. Me fat që të kishim mes nesh. Por nga ana tjetër një lloj soji epidemi që vdes të shfarosi gjithçka. Por e vërteta ajo është mor të mjerë, me fat ishim që i kishim e jetuam kohën e atyre burrave a mbretëreshave të skenës tonë. Ndaj ruaji si sytë e ballit ato që sot i quani vende ku bluan mola, ku të mbyt lagështira. Nuk ka ironi më të madhe për ne shqiptarët, që u alarmuam kur bëhej fjalë për prishjen e piramidës së diktatorit, historisë së mënxyrave. Dhe sot jemi susuar, solidarizuar me heshtjen dhe rrimë e bëjmë sehire kur një ikonë e kishës sonë artistike si Robert Ndrenika, shëtit rrugëve i trishtuar. Kur një palo legen si Edi Rama i heq të drejtën e fjalës. Ne masturbohemi nga qejfi, hokatarë, teserista, qylaxhinj, taksidarë…, të gjithë të ”doktoruar”.

Vërjani kazmën. Jeni bijë të çnderuar të atyre që dogjën e shkatërruan kishat e xhamijat më 1967-tën. Jo pak, por mbi dymijë e ca objekte kulti. Tani hiqemi sikur bëjmë ca restaurime. kemi vrarë vetveten, kemi shkatërruar vetveten me duart tona. Aq sa është groteske kur bredhim botës dhe bëjmë foto me kishat e Romës e Athinës. Tonave u bëmë shurrën në kokë. Tani kthejuni teatrove, se, nuk keni lekë…

Dhe nuk e di, se si heshtin shumë e shumë artistë të tjerë, që sot janë gjallë. Soji i tyre. Se si heshtin kur shohin se si i varin në litar. Se si i varrosin për së gjalli ata dhe brezin që në krahasim me fushat e tjera, i dhanë atij vendi sharmin e domosdoshëm për të që në bashkëkohës me si vendet e tjera të rajonit. Me të gjithë pluset dhe minuset, krijuat një industri më të vlefshme se ajo e tekstileve, e metaleve etj…, që nuk ishin asgjë tjetër, por varkat e braktisura nga vendet e kampit komunist si BRSS-ja apo Kina e Maos. Zoti u ruajt, po është tmerr t’i vësh kazmën një portreti si Serafin Fanku përshembull. Mbajini ato zgiqe me histori të madhe, reparojeni e meremetojini se të prishësh është fare kollaj.

Nëse nuk e bëni dot si qeveri jepjani fundjavës ndryshe. Toka ku ka shkelur teto Ollga është mallkim të mbulohet.

Kthejeni në një akademi ku të rinjtë të dëgjojnë se si bubullinte përshembull Piro Mani. O mishëngrënës shqiptarë…, është një epokë që nuk përsëritet më. Por në sojin tonë ka nga ata që fjalët i nxjerrin nga gishtat, me theks të huaj, dhe nesër mbrëma ngrysen ministra e presidentë. Në fakt fjala del nga ashti i zemrës. Dhe kur del, dhëmb zemra, jo mollzat e gishtave. Dhëmbin tëmthat e kokës, jo thonjtë e ngjyer.

Këtu pranë meje, ka rënë një pemë…, është shumë e madhe. Shumë e vjetër. E rrëzoi stuhia ca muaj më parë. Ajo e tmerrshmja me emrin Irma që sot e kësaj dite ka lënë akoma pa energji e shërbime të tjera Porto Ricon. Ditë më ditë shoh rreth saj njerëz. I pastrojnë anët, rënien. Megjithatë nuk është tharë, por edhe e rrëzuar lëshoi lastarët e rinj të stinës. Dhe ata i shërbejnë, megjithëse i kanë aty sharrat dhe kosat. I shërbejnë dhe nuk mërziten pse ajo me përmasat e saj ngjason me një çadër gjigande si ajo e cirkut të Tiranës.

Kurse ne të mjerët, të pa ngopur mirë me krimet e baballarëve tanë, u jemi kthyer krimeve të reja. Nuk e di se, si ”besimtarë” të mëdhenj që jemi, a do na i fali ai, i madhi mëkatet e pashtershme.? A do na mundësoj futjen në normalitetin e një kombi të vjetër sa vetë njerëzimi.? Sinqerisht nuk e di…

Lajmet e fundit nga