LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlahutin: BE, e shqetësuar për abuzimet me pronat në Shqipëri

27 Mars 2018, 12:51, Politikë CNA
Vlahutin: BE, e shqetësuar për abuzimet me pronat në

Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në një deklaratë për mediat, ka thënë se prona është një e drejtë themelore që për BE është e panegociueshme.

 ?Për mua dhe për BE ky është një udhëtim fakt mbledhës. Duam të flasim me gjithë kënd që në një mënyrë ose në një tjetër ka lidhje me çështjen e pronësisë.

Me institucionet administrative dhe policinë,me prokurorinë, gjykatat, por  për ne thelbësore ishte takimi me qytetarët.

Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociushme. Gjatë 27 viteve të fundit edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për cështjen e pronësisë?, ka thënë Vlahutin.

Sipas saj, pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët

?Do të kemi takime të ngjashme në bashki të tjera të vendit dhe së bashku me ministrinë e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar për të analizuar situatën pikësëpari nga këndvështrimi ligjor dhe nga përvoja të ndryshme që kanë pasur njerëzit. Dhe të gjejmë më pas zgjidhjen më të drejtë që do të respektojë dhe mbi të gjitha të drejtën e pronësisë.?, ka thënë më tej Vlahutin./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga