LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala tregon pikën e errët të dosjes së ish-prokurorit Llalla

27 Mars 2018, 19:30, Politikë CNA
Klodiana Lala tregon pikën e errët të dosjes së

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ka treguar pikën e errët në dosjen e ish-prokurorit Adriatik Llalla, për të cilin tashmë zyrtarisht kanë nisur hetimet, nën akuzën e pastrimit të parave.

Lala ka thënë se në dosjen e Llallës, ajo që bie në sy është shit-blerja e një pasurie, konkretisht tokë ullishte, e cila është blerë sipas çmimit të tregut, ndërsa është shitur 9 vite më pas me çmim trefish më të lartë.

Më tej Lala ka thënë se nëse blerja e kësaj toke është e ligjshme, Llalla duhet të disponojë një kontratë shit-blerjeje, si dhe pagesa nëse është kryer në rrugë bankare, pasi më shumë sesa 10 milionë lekë nuk mund të jepen dorazi.

E pyetur nga moderatorja se cila është masa e sigurisë që mund të merret për ish-prokurorin, Lala tha se ?zyrtarët që janë të dyshuar për pastrim parash ndër vite, është aplikuar masa e sigurisë ?arrest me burg?. Nuk e dimë nëse për zotin Llalla do të merret e njëta masë, kjo mbetet për tu parë?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga