LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanalistët tanë marksistë dhe gjithologë  

27 Mars 2018, 09:20, Aktualitet CNA
Kanalistët tanë marksistë dhe gjithologë  

Në Shqipërinë tonë, përtej një qeverie me shumë akuza për korrupsion, për koncesione etj, etj, qëndron një opozitë apatike, e dobët me një kryetar të “vogel”. Ekziston një LSI e shumë akuzuar dhe e shumë korruptuar, ekzistojnë dhe rreth 80 parti. Vendi ka probleme me varfërinë, me zhvillimin ekonomik, me mungesën e shkollave, spitalet. Një mijë e një halle ka kjo Shqipëria jonë. I mban të gjitha, i duron ashtu sic duron kanalistët tanë gjithologë.

Janë disa nga këtë gjithologët marksistë, por që jetojnë si kapitalistë. Është Luboja, është Bushoja, ka edhe ca të tjerë. Çfarë rëndësie kanë emrat e tyre. Shqiptarët i shohin përditë në ekran apo edhe i lexojnë disa edhe në gazeta.

Kanë një kontribut të madh për të kundërshtuar kudo, këdo, për gjithçka e gjithnjë, në portale apo televizion, thuajse e kanë uzurpuar, flasin për arkitekturë, flasin për ndërtimet, flasin për politikë, flasin edhe për cicat e spikereve në televizione. Qejf kanë brekët, të brendshmet e grave, çfarë nuk realizojnë, janë vërtetë gjithologë.

Një pyetje që të gjithë e shtrojnë: A ka nevojë publiku për të tillë mbingopje kanalistësh gjithologë që kanë 20 e kusur vite që lëpihen tek politika e qelbur shqiptare, gjoja duke i bërë kritika, por në fakt ajo për ta është lopa që e mjelin çdo ditë, apo ushqimi i majmë këto 27 vjet?

Patjetër që politika ka nevojë për kritika, kundërshti e të vërteta, për reagim të fortë ndaj padrejtësive, gabimeve dhe abuzimeve, patjetër që debatohet dhe kundërshtohet politika, por ky klasi ynë i kanalistëve ka disa koncepte marksiste, por jetojnë si kapitalistë. Kanë pasuri qindra-mijëra euro, dikush ka 4 apo 6 shtëpi, që mund të vlejë me miliona të tjera.

Po a nuk janë këta kanalistët tanë që broçkullisin kundër, por në fakt e mjelin politiken?

Janë në fakt një soj kanalistësh që vetëm kontribuojnë për të krijuar konfuzion edhe për interesa të pista korruptive dhe klienteliste. Janë këta kanalistë marksistë gjithologë, që paguhen me miliona e miliona në gazeta, televizione e portale. Që dalin e flasin sipas interesit të një botuesi apo zarfit të interesit të një ndërtuesi.

Vënë gjoba, publikojnë shkrime, sulmojnë biznese, krijojnë kaos në opinion.

Politiken e kanë lopen që e mjelin, biznesin e shqyejnë si çakenjtë dhe turpësisht, publikisht sillen si parimorë, a thua se ju dogj barku për shqiptarët. Bëjnë dhe si populistë, por në fakt nuk janë asgjë tjetër, janë kanalistët tanë marksistë që janë kthyer në gjithologë të neveritshëm.

Kanë 27 vite që nuk ngopen duke mjelë e duke shqyer. Në fakt janë qershia mbi tortë në një mijë e një hallet e shqiptarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga