LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti/ Gruaja pëson infarkt në mes të rrugës

27 Mars 2018, 14:20, Aktualitet CNA
Dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti/ Gruaja pëson infarkt në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë ku një 51-vjeçar e cila dhunohej rregullisht nga bashkëshorti i saj, pas një zënke të fundit me të, ka pësuar infarkt e më pas ka humbur jetën.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se shtetasja me inicialet A.GJ., pas një sherri që kishte pasur me burrin e saj, shtetasin me inicialet I.GJ., kishte dalë në rrugë dhe aty kishte humbur ndjenjat, pasi kishte pësuar infarkt. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të ndjerës, e cila u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

?Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.GJ, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, shtetases A.GJ, vjeç 51 banuese në Tiranë, e cila më datë 21.03.2018, në rrugën ?Margarita Tutulani?, është rrëzuar dhe ndodhet në spital. Neni 130/a i Kodit Penal?, thuhet në komunikatën ku ishte ngritur hetimi për dhunën në familje.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vdekja ka qenë natyrale, pasi gruaja ka pësuar atak kardiak. ?Neni 130/a i Kodit Penal. Në vijim të komunikatës datë 23.03.2017, më datë 25.03.2018, shtetasja A.Gj ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se shkaku i vdekjes është aksidental. Neni 130/a i Kodit Penal.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga