LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet e super aksionit të EUROPOL/ Sekuestrohen drogë, municione dhe qindra mijë euro

27 Mars 2018, 16:09, Kronika CNA
Detajet e super aksionit të EUROPOL/ Sekuestrohen drogë, municione dhe

Policia spanjolle në bashkëpunim me atë gjermane, kanë bërë të mundur arrestimin e 18 personave, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sikurse EUROPOL bën me dije gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 ton kanabis, 212 mijë euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete.

Mes të arrestuarve të cilët ishin shtetas kroatë, gjermanë, spanjollë, armenë, serbë, sirianë dhe turq, ka edhe shqiptarë të cilit ishin të përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës në të gjithë Europën.

Grupi kriminal e trafikonte kanabisin nga Spanja drejt vendeve të Bashkimit Europian, në veçanti në gjermani.

Trafiku i drogës drejtohej nga qyteti i Bremen në Gjermani, ndërkohë që në Spanjë si bazë e këtij grupi shërbente qyteti i Malagës dhe ai i Granadës.

Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe dy fabrika që ky grup kriminal përdorte, ndërsa ende nuk dihet roli që shtetasit shqiptar kishin në këtë organizatë kriminale. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga