LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për lobim rus/ Berisha bën 3 deklarata të forta

27 Mars 2018, 19:01, Aktualitet CNA
Akuzat për lobim rus/ Berisha bën 3 deklarata të forta

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar akuzat që janë ngritur mbi Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, për një lobim rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lideri historik i Partisë Demokratike, u shpreh i bindur se, Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë kontratë me ndonjë kompani ruse, as nuk ka marrë para na rusët, madje shkoi deri aty, sa tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me biznesmenë rus, por nuk e përmendi Lulzim Bashën për asnjë moment.

“Së pari, PD nuk ka pasur asnjë kontratë me ndonjë kompani ruse. Së dyti, nuk ka marrë asnjë dollarë nga rusët. së treti, nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë biznesmen rus, por është një zhurmë me të cilën Rama kërkoi të mbulonte 613 kilogramë drogë.”, – tha Berisha.

Sipas tij, fushatës pro ruse i fryn George Soros, ndërsa argumentoi qëndrimin e tij duke thënë:

“Knut Fleckenstein, një eurodeputet, vjen një ditë në Tiranë, dhe deklaron se Berisha me këto deklarata që bën për Sorosin, është e habitshme, sepse është personalitet i fortë dhe jo i dobët për të bërë të tilla deklarata.

I përgjigjem, i dashur deputet, George-in mik ta kesh, por më mirë të mos e besosh.

Ai tha se këto deklarata të Berishës, janë shtytje nga rusët, një shpikje kjo sorosjane, për të mbuluar veprimtarit e tij në vendet postkomuniste.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga