LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Reforma në drejtësi dhe adminitrata ka bërë hapa konkretë

26 Mars 2018, 15:59, Politikë CNA
Bushati: Reforma në drejtësi dhe adminitrata ka bërë hapa

Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ku marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe deputetë.

Në fjalën e tij ministri Bushati ka thënë se vendi ka bërë hapa konkretë në administratën publike dhe në reformën në drejtësi, si një ndër kushtet bazë për hapjen e negociatave.

?Kemi bërë progres në adminitratën publike dhe kemi ecur përpara me reformën në drejtësi. Rezultatet kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve janë impresionuese. Në maj do të bëhet samiti vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe kërkojmë kontributin e gjithësecilit për këtë proces?- u shpreh Bushati. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga