LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimet e zyrtarëve serb në Veri/ Pacolli: Sot shteti i Kosovës ruajti sovranitetin

26 Mars 2018, 19:49, Aktualitet CNA
Arrestimet e zyrtarëve serb në Veri/ Pacolli: Sot shteti i

Zëvendëskryeministri dhe ministry i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për ?Infokusin?, pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se sot shteti i Kosovës ka vepruar konform detyrave dhe përgjegjësive që ka si shtet I pavarur dhe sovran. Sipas tij, organet e rendit kanë kryer me profesionalizëm detyrën e tyre.

?Është një gjë e jashtëzakonshme. Sot shteti I Kosovës u dëshmua se po ruan sovranitetin e vetë. Po respekton ligjet dhe po vepron konform çdo standardi i cili aplikohet në secilin vend demokratik të botës?, ka thënë Pacolli për portalin INFOKUSI.

Ai ka bërë të ditur së delegacioni i Serbisë kishte leje për të hyrë në Kosovë për ditën e nesërme por, sipas tij ata nuk i kanë respektuar institucionet e shtetit, prandaj edhe tentuan që vizitën e tyre ta realizojnë sot pa i respektuar vendimet e institucioneve kosovare.

?Serbia duhet ta kuptoj se ky shtet ka ligjet e veta, ka kushtetutën e vetë dha ka të gjithë mekanizmat institucional dhe të sigurisë. Si në çdo shtet tjetër nëse nuk respektohen institucionet dhe nuk ke leje për të hyrë atëherë arrestohesh dhe ndodh kjo çfarë i ndodhi atyre. Kjo çfarë po bënë qeveria e Beogradit është një dukuri e çmendur?, ka thënë Pacolli për ?Infokus?.

Ai po ashtu ka treguar se Marko Gjuriç edhe sot, sikurse edhe herëve të tjera ka nxitur urrejtje duke propaganduar së shqiptarët nuk mund të krijojnë shtet dhe propaganda të tjera çfarë janë përsëritur në vazhdimësi.

I pyetur se a mund të ndodh që të ketë tensionim të situatës, Pacolli ka thënë se nuk beson së do të ndodh një gjë e tillë, por sipas tij tani gjithçka do t?i kthehet normalitetit përpos një mesazhi qe ju dha shtetit të Serbisë që duhet të respektohet Shteti Sovran i Kosovës.

Lajmet e fundit nga