LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritoli në Shkodër/ Berisha ironi therëse: Superaksioni çoi në pranga 3 prostituta...

25 Mars 2018, 17:17, Aktualitet CNA
Tritoli në Shkodër/ Berisha ironi therëse: Superaksioni

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me tritolin e vënë sot në Shkodër në makinën e shefit të Antikrimit Ekonomik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ironizuar me ministrin Xhafaj, pasi sipas Berishës, autorët mund të arrestoheshin.

“Operacioni ?Forca e Krimit? godet perseri ne zemer te Shkodres!
Shefit te antikrimit ekonomik i vihet tritol ne makine. Autoret po pine kafe aty pari, task forca e Xhafes arrestoi disa ?te superkerkuar?; tre prostituta! sb”, – shkruan Berisha.

Nga aksioni i policisë shpëtuan autorët e tritolit, që fatmirësisht nuk shpërtheu, por u arrestuan 3 prostituta, e kjo është bërë objekt tallje e ironie nga ish-shefi i ekzekutivit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga