LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga motorët te kamionët, sa do paguajnë mjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit

25 Mars 2018, 17:00, Aktualitet CNA
Nga motorët te kamionët, sa do paguajnë mjetet që

Qeveria dha me koncesion mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” e për këtë kompania koncesionare ka vendosur që nga mesdita e sotme të testojë sistemin e TOLL, për taksën rrugore, testim ky që do të bëhet për rreth një javë. Gjatë këtyre ditëve testimi, ndonëse makinat nuk do të paguajnë taksë rruge, sërish testi do të vijojë sikur të ishte një ditë normale me pagesë, e gjithë kjo në dobi të testimit nga ana teknike e sistemit.

Pas përmbylljes së fazës së testimit do të përcaktohet se kur do të fillojë pagesa në Rrugën e Kombit, që siç flitet nëpër medie do të jetë data 1 Prill.

Ministria e Infrastrukturës ka pulbikuar sot edhe tarifat që duhet të paguajnë mjetet, sipas klasës së automjetit.

Më poshtë do të gjeni taksën që do tu duhet të paguajnë mjetet e transportit nga motori deri tek Kamioni:

Klasa 1 motor ? 2.5 Euro

Klasa 2 veturë ? 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamionçinë ? 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm ? 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë ? 22.5 euro /CNA.al

Lajmet e fundit nga