LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari politik i Presidentit i përfshirë në biznes farmaceutik

25 Mars 2018, 20:48, Aktualitet CNA
Këshilltari politik i Presidentit i përfshirë në biznes

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) gjatë ushtrimit të detyrës së vet funksionale ka zbuluar se këshilltari politik i presidentit të Republikës ka qenë pjesë e ushtrimit të një aktiviteti privat në fushën e farmaceutikës, gjë kjo e përjashtuar nga ligji për ushtrimin e funksioit zyrtar.

Fjala është për Bislim Zyrapin, këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi,i cili posa që është njoftuar për këtë ka hequr dorë nga e drejta e ushtruar e funksionit si person i autorizuar në kompaninë private ?Active ? Pharma?, me bazë në Prizren.

Shkak për këtë është bërë Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), e cila e ka njoftuar Zyrapin për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit.

?Mbyllet rasti me nr. AKK ? 03-02-2458/17, për zyrtarin e lartë z. Bislim Zyrapi, për shkak se zyrtari i lartë publik ka shamngur gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit dhe mos pajtueshmërisë në ushtrim të funksionit publik?, thuhet në vendimin e AKK-së.

Ku theksohet se këshilltari i presidentit Hashim Thaçi është arsyetuar se ka mbetur i regjistruar si person i autorizuar në biznesin privat, por ka deklaruar se në realitet nuk ushtronte ndonjë detyrë në biznesin ?Active ? Pharma?.

?Zyrtari i lartë z. Bislim Zyrapi është pajtuar me gjendjen faktike, por është arsyetuar se nuk ka qenë i informuar lidhur me obligimet që rrjedhin nga ligji PKI, por ka deklaruar se ai ka mbetur vetëm i regjistruar si person i autorizuar në këtë biznes e në realitet nuk e ushtron këtë detyrë?, thuhet në vendim.

Megjithatë, AKK ka njoftuar se Zyrapi ka hequr dorë nga pozita e tij në biznesin ?Active ? Pharma? dhe ka shamngur gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit.

Bislim Zyrapi është ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ?Active ? Pharma? është një kompani biznesore e cila bën tregti me shumicë të artikujve farmaceutikë. /Insajderi.com-Titulli dhe redaktimi i shkrimit është bërë nga CNA.al/

Lajmet e fundit nga