LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egla Harxhi i jep fund marrëdhënies treshe: Njerëzit ndryshojnë kur nuk e pret

25 Mars 2018, 08:10, Lifestyle CNA
Egla Harxhi i jep fund marrëdhënies treshe: Njerëzit

Ish-misi shqiptar, Egla Harxhi i befasoi të gjithë teksa pak kohë më parë deklaroi publikisht se ishte në një marrëdhënie treshe. Vetëm dy muaj më parë ajo u bë nënë e një djali që mban emrin Luxifer.

Ndërkohë që pak kohë pas lindjes na ra në sy mungesa e fotove me partneren e saj Alessian, madje nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Në një intervistë të dhënë për emisionin ?Thumb?, Egla ka deklaruar se marrëdhënia e tyre tashmë ka marrë fund.

?Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na perkasin vetem ne por do të thoja që faktkeqësisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitve?.- ka thënë ajo.

Tashmë mund të themi se Egla dhe Ale de Basseville, me ardhjen në jetë edhe të djalit të tyre është shndërruar në një familje normale./CNA

Lajmet e fundit nga