LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme ajo që gjendet në mes të shkretëtirës në Izrael!

25 Mars 2018, 21:40, Kuriozitete CNA

Një kodër e gjelbër. Është ajo që mund të duket me shikim të parë, por në fakt në këtë foto që shihni nuk ka bar por xhama. Ose më saktë shishe qelqi, gati për tu ricikluar nga Phenicia Glass Works në qytetin e Yeruham.

Kjo është fabrika e vetme që përpunon qelqin në Izrael dhe prodhon një milion shishe në ditë për gjigandët nga Coca Cola tek Heineken. Por këto shishe që ju shihni rreth 300 mijë kanë dalë me defekte dhe të gjitha këto hidhen këtu duke krijuar ?kodrën e gjelbër?, e lartë 15 metra dhe e gjerë 70 metra, sa një fushë futbolli, një peisazh për të gjithë, veçanërisht sepse gjendet e vendosur në shkretëtirë.

Këto kodra janë fotografuar në çdo stinë dhe në orë të ndryshme të ditës dhe nëse shihen nga larg, drita që takohet me copat e xhamit krijon reflekse të cilat të japin idenë e kodrave jeshile pothuajse magjike.

Lajmet e fundit nga