Connect with Us

Barack Obama: Koreja e Veriut është një kërcënim real

Aktualitet

Barack Obama: Koreja e Veriut është një kërcënim real

Publikuar

-

Koreja Veriore përbën “kërcënim real”, zgjidhja e të cilit do të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar, ka thënë të dielën ish-presidenti amerikan, Barack Obama në një vizitë në Japoni, transmeton Agjencia Franceze e Lajmeve.

Obama po ashtu ka thënë se SHBA-ja duhet të sigurohet se ka një sistem për të mbrojtur shtetet në rajon nga ndonjë sulm potencial me raketa nga Koreja Veriore.

“Koreja Veriore është kërcënim real” dhe ka zhvilluar program të armëve që “përbën kërcënim serioz jo vetëm në rajon por në gjithë botën”, ka thënë Obama në një fjalim në Tokio.

“Deri tani është e qartë që nuk kemi arritur zhvillimin që kemi kërkuar. Mirëpo është shumë e rëndësishme të kuptojmë se individualisht, asnjë shtet nuk mund ta zgjidhë këtë problem më mirë se kur jemi të bashkuar”, ka theksuar ai.

Obama është shprehur se Koreja Veriore ka qenë “shtet i larguar nga të gjitha normat ndërkombëtare dhe aq larg botës” sa që ka qenë e vështirë që të bëhet presion në regjimin e izoluar.

Nën administratën e Obamas, Uashingtoni ka zbatuar politikën e “durimit strategjik” kundrejt Koresë Veriore duke shpresuar se sanksionet do të detyronin Phenianin për të hequr dorë nga ambiciet e armëve bërthamore.

LEXO EDHE:  SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

I pyetur në fund të fjalimit të tij se çfarë i mungon më së shumti nga posti i presidentit Obama ka thënë se ndonjëherë i mungon aeroplani presidencial ‘Air Force One’.

“Është aeroplan i mirë, sidomos kur udhëtoni mbi Oqeanin Paqësor”, ka thënë Obama.

Mirëpo ai ka thënë se ka blerë perime kur ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ju mendoni se i keni të gjitha aty. Mirëpo jo, ju tregoj unë, është jetë e shtrenjtë në Shtëpinë e Bardhë,” ka thënë ndër të tjera ish-presidenti Obama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Pse Ballkani po pozicionohet në krah të SHBA dhe kundër Kinës

LEXO EDHE:  Pse Ballkani po pozicionohet në krah të SHBA dhe kundër Kinës

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD letër publike ambasadores së SHBA/ Ky është një mashtrim i madh

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet/ Zbardhen të tjera detaje, ngushtohet “laku” për Lulzim Bashën

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE