LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë/ Britanikët zbardhin historinë dramatike të 19 viteve më parë

24 Mars 2018, 18:37, Aktualitet CNA
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë/ Britanikët zbardhin

 Roger Boyes dhe Suzy Jegger, janw dy autorwt britanikw qw kanw shkruar njw nga librat e pakwt rreth tw ashtuquajturws lufta e Kosovws. Nw qendwr tw librit wshtw Hashim Thaçi, atwherw pjesw e strukturave drejtuese tw UÇK-sw dhe sot president i vendit.

Fragmente të librit i sjell në shqip “Zeri.Info”m duke zbardhur kështu një pjesë të historisë dramatike që ka ndodhur 19 vjet më parë, gjatë dhe pas përfundimit të negociatave në Rambuje.

Sipas autorëve, shkruan “Zeri…”: bashkësia ndërkombëtare në fillim të luftës në Kosovë ishte shumë skeptike të një intervenimi të mundshëm të NATO-s në Kosovë. Madje, disa deputetë të parlamentit britanik, sipas autorëve, akuzonin kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin, se dëshironte të përfshinte NATO-n si forcë mbështetëse për ushtarët e UÇK-së në terren.

Bile, në një telefonatë ndërmjet ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-kryeministrit britanik, ky qëndrim i Perëndimit bëhet edhe më i qartë. ?Ne nuk do t?ia lejojmë vetës që të shndërrohemi në forcë ajrore të UÇK-së?.

Kjo, sipas autorëve, u bë qëndrim zyrtar për një kohë edhe në Uashington. Autorët citojnë memoarin e zëdhënësit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell, i cili kishte qenë në një takim të përbashkët në prani të sekretarit të Mbrojtjes, Georg Robertson, menjëherë pas masakrës në Reçak.

?Ata u pajtuan që për momentin nuk do të bombardojnë, sepse nuk kishte asnjë proces politik?dhe ata (UÇK-ja) synojnë që NATO-ja të jetë arma e tyre mbrojtëse dhe të bombardojnë Millosheviqin për ta?, shkruan Campbell.

Autorët shkruajnë se ndryshe nga Bosnja, Thaçi e kuptoi shumë shpejt rëndësinë e intervenimit të NATO-s, si një mundësi për të ndalur gjakderdhjen dhe siguruar vullnetin e popullit. Edhe pse kjo në fillim dukej e pamundur, Thaçi asnjëherë nuk hoqi dorë nga intervenimi i NATO-s dhe bashkepunimi i saj me UÇK-në. ? Thaçi e kuptoi se ishte vetëm veprimi direkt ushtarak i NATO-s ai që do ta ndalte Millosheviqin?, shkruajnë autorët.

Boyes dhe Jagger shkruajnë se Thaçi ishte marrë edhe me përmirësimin e imazhit të UÇK-së, e cila në fillim shihej me skepticizëm në Perëndim. UÇK-ja, sipas tyre, nuk lejoi po ashtu infiltrimin e grupeve radikale fetare në radhët e tyre. Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, sipas autorëve britanikë, ishte ndër të vetmit që në Rambuje mendonte për pavarësinë e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, derisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe një pjesë të delegacionit të Kosovës, kjo ishte utopike.

Por, edhe pas presionit shumë të madh që ishte bërë mbi të, Thaçi sipas autorëve, asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga përfshirja e të drejtës së popullit për vetëvendosje dhe pikës tjetër që NATO-ja të intervenojë, nëse Serbia nuk e nënshkruan këtë marrëveshje.

Boyes dhe Jagger shkruajnë sesi Thaçi bindi edhe komandantët e UÇK-së për të nënshkruar marrëveshjen në Rambuje, e cila garantoi intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Lajmet e fundit nga