Connect with Us

“Krimet  e Rënda” në aksion/ 6 persona në pranga

Kronika

“Krimet  e Rënda” në aksion/ 6 persona në pranga

Publikuar

-

Krimet  e Rënda kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Laknas Tiranë,  ku në një lokal shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj.

Më  pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kështu nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 5, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake” parashikuar nga neni 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Pushuesit orë të tëra në trafik/ Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.

Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi” parashikuar nga neni 300 Kodit Penal.

Gjithashtu shtetasit Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdrur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Video-I burgosuri komandon Ramën/ Bën emërime në Polici

LEXO EDHE:  Pushuesit orë të tëra në trafik/ Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vjehrri denoncon nusen: Më rreh kur bëj pis

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vjehrri denoncon nusen: Më rreh kur bëj pis

 

LEXO TE PLOTE