LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Botërore e Tuberkulozit/ Manastirliu: Shërbim i ri në Sanatorium, eleminohen radhët për shintigrafinë

24 Mars 2018, 13:03, Lifestyle CNA
Dita Botërore e Tuberkulozit/ Manastirliu: Shërbim i ri në

Një shërbim i ri, shumë i rëndësishëm për pacientët me sëmundje të veshkave, mushkërive, zemrës, tiroides, etj, ekzaminimi i shintigrafisë ka filluar të ofrohet falas në spitalin universitar ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e diagnostikës, ku deklaroi se ky shërbim i ri që ofrohet në këtë spital ka zeruar radhët e pritjes në spitalet publike.
?Spitali Universitar Shefqet Ndroqi po fuqizohet duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një qendër reference, jo vetëm për sëmundjet e mushkërive por për një gamë të gjerë shërbimesh në nivel terciar. Ky ekzaminim i ri që shërben për diagnostikimin e sëmundjeve që prekin shumë organe si mushkërinë, kockat, veshkat, tiroiden, etj, patjetër që do të ndikojë në përmirësimin e trajtimit për pacientët. Me këtë shërbim, që pas QSUT ofrohet edhe në këtë spital, pacientët nuk kanë më nevojë ti drejtohen strukturave jopublike, pasi radhët e pritjes nga 45 ditë për ta kryer këtë ekzaminim, sot janë zero?, tha Manastirliu.
Shintigrafia është një ekzaminim i kushtueshëm që kryhet me lëndë radioaktive në nivel terciar.
Vetëm në muajt e parë të fillimit të këtij ekzaminimi që kryhet me lëndë radioaktive, 200 pacientë kanë kryer këtë ekzaminim falas pranë kësaj qendre, duke ju kursyer 25 milion lekë (të vjetra). Vetëm një shintigrafi kockore për 1 pacient kushton 20 mijë lekë të reja. Në këtë spital parashikohet të kryhen rreth 1300-1500 raste në vit dhe së bashku me pacientët që trajtohen në QSUT, strukturat publike plotësojnë nevojat për këtë ekzaminim, i cili tashmë kryhet brenda ditës në spitalet publike!

Në ditën Botërore të Tuberkulozit, Ministrja Manastirliu zhvilloi një takim me mjekët e spitalit universitar Shefqet Ndroqi, ku deklaroi se situata e tuberkulozit gjatë viteve të fundit është përmirësuar dukshëm dhe të gjithë treguesit kryesorë epidemiologjikë flasin për një situatë të stabilizuar dhe në përmirësim.
?Eleminimi i tuberkulozit është sfidë mbarëbotërore dhe ne kemi angazhimin maksimal në luftën ndaj kësaj sëmundje. Shqipëria ka siguruar mbështetjen e Fondit Global dhe gjate vitit 2018 në spitalin universitar Shefqet Ndroqi do të ndërtohet klinika e specializuar e trajtimit te pacientëve tuberkularë rezistentë ndaj antibiotikëve?, tha Ministrja Manastirliu.
Incidenca e TB për vitin 2017 ishte 16 raste të reja për 100,000 banorë dhe vendi yne konsiderohet si vend me incidence te ulet krahasuar dhe me vendet e rajonit. Kemi mortalitet të ulët (rreth 0.5 për 100,000 banorë) dhe rezultate të larta mjekimi (mbi 85%).
Gjate vitit 2017 jane raportuar 500  raste me TB nga te cilat (95%) raste te reja dhe (5%)  te ritrajtuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga