LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau dy policë në vitin 1999/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Rexhepit

23 Mars 2018, 15:29, Aktualitet CNA
Vrau dy policë në vitin 1999/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e bërë nga i shumëkërkuari Dritan Rexhepi, i cili është dënuar për vrasjen e 2 policëve në vitin 1999, i cili pretendon se gjatë gjykimit të tij janë bërë shkelje ligjore.

Dritan Rexhepi, është arrestuar në Ekuador për kokainë, ku edhe ndodhet në burg, por ai ka ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese gjykimin ndaj tij.

Rexhepi ndodhet prej 2 vitesh i arrestuar në Ekuador pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e kokainës, por kjo se ka penguar që nëpërmjet avokatëve të tij në Shqipëri ai të fitoj një proces gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese.

ReportTv ka siguruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku pranohet pjesërisht padia e tij dhe shfuqizimi i vendimit të Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë e cila më parë s?kishte pranuar rekursin e Rexhepit.

Dritan Rexhepi, në vitin 1999 u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

Lajmet e fundit nga