LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

S'ka mandat kushtetues/ Presidenti Thaçi bisedime "klandestine" me Serbinë

23 Mars 2018, 18:13, Aktualitet CNA
S'ka mandat kushtetues/ Presidenti Thaçi bisedime

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka folur për dialogun treditor mes delegacionit serb dhe atij kosovar në Bruksel me ç’rast për gazetwn ?Zëri? ka thënë, se deputetët nuk kanë qenë të informuar për mbarëvajtjen e këtij takimi.

?Ne si deputetë nuk kemi marrë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këto bisedime, përjashtimisht ndonjë informate që ka ardhur nga mediat ose kontaktet joformale me faktorë të ndryshëm. Natyrisht flas për vehte si deputet, dhe nuk mund të flas për Komisionin për Punë të Jashtme apo deputetë të tjerë që mund të jenë informuar individualisht. Zyrtarisht si deputetë, nuk jemi të informuar. Pra, po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme dhe potencialisht të dëmshme për vendin, dhe ne, si të vetmit që marrim mandat drejtpërdrejtë nga populli, lihemi në terr?, ka thënë Sejdiu, i cituar nga “Zeri”.

Po ashtu Sejdiu ka thënë se presidenti i Kosovës nuk është i legjitimuar për të udhëhequr këto bisedime.

?Kjo çështje bëhet edhe më absurde, kur e kuptojmë se bisedimet po udhëhiqen në dy fronte, në njërën anë nga ekipi i udhëhequr nga z. Arifi, dhe në anën tjetër bisedimet klandestine nga Presidenti Thaci. Ky i fundit, bënë bisedime pa mandat kushtetues apo ligjor, pa legjitimitet politik, dhe pa kapacitet personal për të negociuar në të mirë të Kosovës sepse rrethanat e kanë vendosur në pozitë shumë të pafavorshme negociuese?, ka theksuar Sejdiu.

Sipas tij i tërë ky rezultat negativ i takimit treditor në Bruksel mes dy palëve nuk është rezultat i papritur, pasur parasysh faktin se nuk ka ndonjë planifikim dhe koordinim të duhur nga ana kosovare lidhur me qasjen dhe detyrat e bisedimeve me Serbinë.

Madje sipas tij ekipi i Avni Arifit është dërguar atje vetëm sa për sy e faqe, pasi që, bisedimet e vërteta janë ato ilegale të Presidentit Thaci.

?Asesi nuk guxojmë të lejojmë që një ekip vetëm i pozitës, e aq më pak Presidenti Thaci, që ka një legatë të përçarjes dhe marrëveshjeve të dëmshme për vendin në bisedime me Serbinë, të lejohet të vazhdojë me bisedime pa plan dhe pa kuptim, ku vetëm Kosova zotohet dhe zbaton, dhe nuk fiton asgjë, ndërsa Serbia vetëm fiton?, ka thënë Sejdiu.

Lajmet e fundit nga