LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Shkodër/ Vasili kërkon shpalljen e emergjencës

23 Mars 2018, 12:39, Politikë CNA
Situata në Shkodër/ Vasili kërkon shpalljen e emergjencës

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për situatën e krijuar në Shkodër.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se gjendja paraqitet alarmante, por pavarësisht kësaj, kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për Shkodrën.

Sipas tij, është i papranushëm fakti që nuk është shpallur emergjenca, ndonëse banesat e shumë familjeve janë në ujë.

?Situata në Shkodër paraqitet shumë e vështirë si pasojë e përmbytjeve. Gjendja po rëndohet nga momenti në moment. Mbi 5 mijë hektarë ndodhen nën ujë. Në Njësinë Administrative Bërdicë, Dajc, ndodhet nën ujë sipërfaqe të mëdha. Gjendja paraqitet alarmante. Qeveria, me paratë e pista që ka, po përpiqet të mbajë informacionin e mbyllur. Mijëra qytetarë në Shkodër kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet. Për shumicën e tyre, alternativa e vetme fatkeqësisht do të ishte të iknin jashtë vendit, pasi kjo qeverisje i shtyu ata në mjerim të vërtetë. Është skandaloze, e papranueshme, penalisht rëndë e dënueshme mosshpallja e gjendjes së emergjencës civile. Kjo bëhet vetëm e vetëm me një qëllim që qeveria të mos marrë përsipër detyrimet mbi këtë përmbytje, e cila lidhet edhe me shkarkimet që KESh-i ka bërë. dhe është po e njëjta qeveri që kur ishte në pozitë, dhe Rama vetë, buçiste që përmbytjet dhe shkarkimet nga KESh-i të trajtoheshin si një e terë. Dhe sot, jo vetëm që nuk e trajtojnë si një e tërë, jo vetëm që nuk e shpallin emergjencën, jo vetëm nuk janë vetë të pranishëm, por përpiqen me çdo kusht që pasojat të bien mbi kurrizin e shqiptarëve dhe vetë të mos marrin asnjë përgjegjësi?, u shpreh Vasili.

Lajmet e fundit nga