LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria “pa” Gjykatë Kushtetuese

23 Mars 2018, 12:29, Aktualitet CNA
Shqipëria “pa” Gjykatë Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, për shkak të mos justifikimit të pasurisë 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.

Por, shkarkimi i Fatos Lulos e lë Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë.

Duke mos pasur kuorum, ashtu siç e parashikon Ligji, Kushtetuesja e ka të pamundur që të marrë vendime.

Pasi  nga 9 anëtarë që ka Kushtetuesja ligjërisht,  tashmë vetëm 5 prej tyre mund ta ushtrojnë këtë funksion.

Ligji parashikon se për të shqyrtuar një çështje gjyqësore, duhen jo më pak se e dy e treta e gjyqtarëve, pra nga 9 duhen 6 gjyqtarë.

Kujtojmë se pak kohë parë gjyqtari Besnik Imeraj, i cili po hetohet nga Prokuroria dha dorëheqjen nga funksioni i tij në Kushtetuese. Ndërsa  Vladimir Kristo u largua pas mbarimit të mandatit, si edhe Sokol Berberi dha dorëheqjen.

Me shkarkimin nga KPK ?ja, të Fatos Lulos, tashmë Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 anëtarë aktive Bashkim Dedja, kryetar, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari./CNA.al

Gjyqtarë të larguar

Fatos Lulo (I pezulluar nga Vettingu)
Besnik Imeraj (dha dorëheqjen)
Vladimir Kristo (u largua pas mbarimit të mandatit)
Sokol Berberi (dha dorëheqjen)

Gjyqtarë në detyrë

Bashkim Dedja
Vitore Tusha
Altina Xhoxhaj
Fatmir Hoxha
Gani Dizdari

 

 

Lajmet e fundit nga