LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orë edukative nga LGBT në gjimnazet e Tiranës/ Reagon Ministria e Arsimit

23 Mars 2018, 20:22, Aktualitet CNA
Orë edukative nga LGBT në gjimnazet e Tiranës/ Reagon Ministria e

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, lidhur me vizitën e komunitetit LGBT në gjimnazet e Tiranës ku kanë zhvilluar orë edukative, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit.

Në një deklaratë për mediet, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shprehet se kjo po ndodh duke u bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

Ministria thotë se kjo do të ndihmojë në mënjanimin e steriotipeve gjinorë.

?Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve?, thuhet në reagim. /CNA.al

Lajmet e fundit nga