LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënohet Noizy: Pas Feros e ke radhën ti

23 Mars 2018, 12:00, Lifestyle CNA
Kërcënohet Noizy: Pas Feros e ke radhën ti

Aktualiteti i showbizz këto ditë është pushtuar nga ngjarja e sherrit ne Prishtinë ku 4 persona të maskuar rrahën reperin Fero, ku ky i fundit si duket mori hak dhe përfundoi pas hekurave siç dëshmoi një video e postuar mbrëmë vonë prej tij.
Përplasja mes Feros dhe disa të rinjve që po ashtu mëtojnë të jenë këngëtarë është një skenar i përsëritur. Kujtojmë që edhe Noizy u përlesh me grupimin Babastars në Prishtinë para më shumë se një viti dhe mbeti i plagosur lehtë nga një plumb.

Mirëpo, pas Feros dikush ka ?kërcënuar? sërish Noizyn teksa i ka komentuar:

Mas Feros e ke radhën ti.?
Siç duket Noizyt nuk i ka pëlqyer ky koment edhe pse ai e njeh shumë mirë arenën e ?sherrit? mes grupimeve muzikore.

Reperi ia ka kthyer menjëherë komentin qytetarit:

Fshi buzët se i ke me qumësht.?
Epo, kurrë nuk i dihet, çfarë nuk ndodh sot…qoftë edhe për famë./CNA

Lajmet e fundit nga