LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

23 Mars 2018, 16:18, Aktualitet CNA
Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

“Rikthimi i Sali Berishës, në krye të Partisë Demokratike, nuk është zgjidhje”, kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm i qeverisjes “Berisha” Besnik Mustafaj.

Ai tha se, “Koha e drejtimit të Partisë Demokratike nga Berisha është një kapitull i mbyllur dhe është pjesë e bilancit të PD-së.”

Sipas Mustafajt, ky nuk është mendimi i tij, por edhe i shumë personave të tjerë brenda Partisë Demokratike, ndërsa sipas tij, këtë e ka pranuar edhe vetë Berisha duke dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë në PD.

Në vijim ai u shpreh kundër zërave se Berisha është de fakto lideri i PD-së, ndonëse po udhëheq de juro Basha, pasi sipas tij kjo nuk është e e vërtetë.

“Nëse do ta kishim de fakto Berishën, pse do ta kishim de juro? Nuk më rezulton se Berisha është pas Bashës. Basha po bën lidershipin e tij, dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësitë e tij.”, – tha Mustafaj, ndërsa shtoi se, “Nuk po gjejmë dot formulën që kritikat tona dhe strategjitë zyrtare të PD-së, të alternohen.”

Sipas Muastafajt, sfida e PD-së është kapërcimi i kësaj situate të krijuar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga