LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdutët shqiptarë vjedhin kazermën e Guardia di Finanza

23 Mars 2018, 11:06, Kronika CNA
Hajdutët shqiptarë vjedhin kazermën e Guardia di Finanza

Tre hajdutë shqiptarë të pajisur me shkallë, sharrë për prerje metali dhe darë hynë në Kazermën  e Rojes së Guardia di Finanza në Savona duke kapërcyer murin rrethues.

Hajdutët u habitën, kur u gjendën përballë pistoletave të Guardia di Finanza. Ata kishin menduar se po vidhnin një vilë të bukur, në fakt kishin shkuar si cjapi te kasapi.

Të arrestuarit janë:  Tre kushërinj E.G. 22 vjec, E.V. 29 vjec si edhe i mituri E.I. 17 vjec.Që të tre të arrestuarit kanë precedent të mëparshëm penalë ëpr vjedhje, drogë dhe armëmbajtje pa leje./ Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga