LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i LSI sulmon të larguarit/ Peshq të qelbur nga koka

23 Mars 2018, 09:41, Aktualitet CNA
Gazetari i LSI sulmon të larguarit/ Peshq të qelbur nga koka

Gazetari Elio Laze, i njohur gjithashtu për angazhimin dhe mbështetjen e tij të forte ndaj LSI-së, ka reaguar pas largimeve të fundit të këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së , në disa qytete.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Laze i ka cilësuar të larguarit nga LSI, ?peshq të qelbur nga koka?.

Duke ju referuar largimit të katër këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Shkodrës, drejt PS-së, gazetari Laze shkruan ?Bashkë me peshqit që dolën nga liqeni në rrugë, dje në Shkodër dolën në podium edhe 4 këshilltarë të LSI. Ajo që i dalloi nga peshqit e Bunës, është se këto këshilltarë nuk dolën nga përmbytjet, por i peshkoi rrjeta PS -së lokale. Këshilltarët pa luspa dolën dje në podium për të dalë prap nesër në rrugë?.

Ndër të tjera, duke ju drejtuar  këshilltarëve të larguar, ai shkruan se ?Me veprimin Tuaj treguat qe jeni peshq që nuk përballoni asnjë rrymë. Jeni peshq qe bini në rrjetë kollaj. Jeni peshq që jeni qelbur nga koka.?

Postimi i plotë:

Të larguarit nga LSI, peshq të qelbur nga koka

Bashkë me peshqit që dolën nga liqeni në rrugë, dje në Shkodër dolën në podium edhe 4 këshilltarë të LSI. Ajo që i dalloi nga peshqit e Bunës, është se këto këshilltarë nuk dolën nga përmbytjet, por i peshkoi rrjeta PS -së lokale. Këshilltarët pa luspa dolën dje në podium për të dalë prap nesër në rrugë.

Lajmi u shpërnda nga sejmenët: Iken dhe 4 keshilltare shkodrane nga LSI! Arsyeja? LSI drejt vdekjes politike! Koalicioni me PD eshte antishqiptar! LSI po vonon integrimin! Kanë influenca ruse!!!

Këto ishin pak a shumë akuzat e këshilltarëve shkodranë që braktisën LSI…

O peshq!

Të heshtur si të gjithe peshqit, nuk jeni ndjerë më parë për këto akuza që bëtë dje. Nuk jeni njohur as si portrete, e as si frymorë.

LSI paçka izolimit, embargos politike dhe largimeve masive nga puna, gjallon në ndërgjegjen e qytetareve. LSI nuk mbytet. Ajo ruan kudo frymën. Ajo ka sot 19 deputetë. Ka qindra të zgjedhur në pushtetin lokal. Ka dhjetra punonjes në administratën shteterore, paçka dhunës së largime arbitrare. LSI nuk është akuzuar për banditë e kriminelë në rradhët e saj. LSI nuk kultivon drogë. LSI shikon e shkon drejt integrimit. LSI nuk ka lidhje me influencat ruse se nuk “pi vodka”. LSI pi raki skrapari. Është shqiptare dhe vetëm shqiptare. Me veprimin Tuaj treguat qe jeni peshq që nuk përballoni asnjë rrymë. Jeni peshq qe bini në rrjetë kollaj. Jeni peshq që jeni qelbur nga koka.

Peshq të PS!

Besoj se sot ndjeheni më të qetë ne aksinion Tuaj rekrutues ndaj LSI. Skema e rekrutimeve nga Gjirokastra në Shkodër u mbyll. Por kujdes! LSI ka edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal te Zi. LSI ka edhe në Europë. LSI nuk ka vetëm në Rusi. Vazhdoni vjedhjen.

Ky është vesi Juaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga