LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Bixhoz me dashurinë'/ Ja çfarë do ndodhë në serinë e sotme

23 Mars 2018, 12:44, Aktualitet CNA
'Bixhoz me dashurinë'/ Ja çfarë do

Në serinë e sotme do ndiqni:

Shivai nuk e beson Anikën se në makinën e Tias ishte dikush. Anika rrëshket dhe bie mbi Shivain. Zvetlana vjen në shtëpinë Oberoi. Pinki e pyet pse ka ardhur. Tixh thotë se Zvetlana ka ardhur për çëshjen e sigurisë së shtëpisë. Pinki i thotë Zvetlanës se nuk e ka të gjatë qëndrimin këtu pasi Tixh dhe Xhanvi po afrohen me njëri tjetrin. Omkara vendos të gjejë personin që shiti çipin pasi e ndjen që Anika nuk e ka bërë këtë punë. Prianka njofton Shivain se po bëhen rregullime në lidhjet elektrike me kërkesën e Anikës. Pak më vonë Shivai kupton se personi që rregulloi lidhjet elektrike nuk ishte elektriçist por gruaja që dëshiron ta vrasë. Ajo ka lidhur telat e korentit me ujin. Shivai lajmëron të gjithë mos të prekin ujin.

Ai merr vesh se Rudra është futur në dush. Shivai vrapon dhe i thotë Rudrës mos ta prekë ujin. Rudra bërtet. Ata tronditen. Shivai bëhet gati të thyejë derën. Rudra e hap derën dhe thotë se bërtiti pasi rrëshkiti. Shivai e pyet nëse e hapi çezmën. Rudra thotë se e hapi por nuk kishte ujë. Anika vjen dhe thotë se e mbylli ajo që uji mos të vijë në asnjë nga çezmat e shtëpisë. Gjyshja e falenderon Anikën që i shpëtoi jetën Rudrës. Tixh zihet me Zvetlanën. Ajo thotë se po e lë këtë punë por ai nuk mund t?i ndalojë sulmet pasi dikush që është brenda shtëpisë po e bën të gjithë këtë. Shivai kujton Anikën dhe mendon se është ajo .

Omkara dhe Rudra shkojnë për të gjetur kush ja shiti çipin medias. Ata i tregojnë foton e Anikës një personi dhe ai thotë se nuk ishte ajo por një grua e veshur me sari. Omkara i tregon foton e Gajatrit dhe personi thotë se ishte ajo. Shivai pyet Anikën me kë po bashkëpunon. Ai ofendon shumë Anikën dhe ajo e lë punën. Shivai i thotë Tixhit se është i sigurtë që këto i ka bërë Anika dhe se po bashkëpunon me rivalët e tyre. Omkara vjen dhe thotë se Anika është e pafajshme!

/CNA.al

Lajmet e fundit nga