LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza të rënda ndaj Bashës/ Prokuroria të nisë hetimet

23 Mars 2018, 13:41, Politikë CNA
Akuza të rënda ndaj Bashës/ Prokuroria të nisë hetimet

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja në një dalje për mediat mesditen e sotme, i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

?Lulzim Basha ka kryer 6 vepra penale dhe tashmë është koha që prokuroria të nisë hetimet?. ? u shpreh Basha.

Ulsi Manja tha se kreu i PD ka kryer disa shkelje ligjore, nisur nga akuzat e fundit për financimet ruse në zgjedhjet e 2017-ës. Ai theksoi se ka ardhur koha që mbrojtja politikë të marrë fund dhe se çdokush që shkel ligjin do ndëshkohet siç parashikohet në Kodin Penal.

?Lulzim Basha s?do të shkojë me dëshirë në prokurori për të qartësuar akuzat mbi të dhe PD. Ai shpreson se do ta kalojë këtë skandal siç kaloi aferën e rrugës së Kombit, kur iu shmang drejtësisë me një raport mjekësor. Një shtet serioz që synon të behte pjesë e familjes evropiane nuk hesht. Provat janë të qarta, ekzistojnë 5 deklarata që provojnë se fushata u nancua me fonde me prejardhje ruse.

Me vullnetin e tij Basha nuk thotë asgjë për origjinën e ktyre parave dhe lidhjet e errëta me Kremlinin. Deklaratat e rreme në KQZ janë fakt që nuk mund të ndryshohet pavarësisht vullnetit të Bashës. Është prokuroria që duhet të kryejë detyrën e saj për t?i shkuar skandalit deri në fund.

Basha ka kryer 6 vepra penale. Duhet të hetohet për fshehje te ardhurave, e dënueshme deri në 3 vjet, për falsifikim të dokumenteve zyrtare, e dënueshme deri në 7 vjet burg, të hetohet për korrupsion aktiv, i dënueshëm deri në 3 vjet , për pastrim të produkteve veprës së penale, i dënueshëm me 10 vjet, për akuzën e çeljes së llogarive anonime dhe përvetësim parash ose mallra që rrjedhin nga vepra penale.

Këto akuza PD e Basha i kanë marrë lehtë, të bindur se mund të mbrohen politikisht. Prokuroria të tregojë se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Askush nuk mund të lejohet të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit, duke bërë pazare larg BE?, u shpreh Ulsi Manja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga