Connect with Us

Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ 16 persona në pranga

Kronika

Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ 16 persona në pranga

Publikuar

-

Nuk ka të ndaluar trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

Antidroga italiane ka sekuestruar 440 kg marijuanë, dhe 10 kg heroinë e cila ishte nisur nisur nga Shqipëria. Gjithashtu  janë sekuestruar dhe rreth 200 kg substanca përzierëse.

Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i Komos, Nicola Piacente, dhe zëvendësprokurori Antonio Nalesso, bëri të mundur sekuestrimin edhe të 200 kg substancë heroine që përdorej për përzierje. ‘Il giorno’ shkruan se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij në krahinat e Komos, Milano, Genoa dhe Lucca.

LEXO EDHE:  Itali shqiptari dënohet me 2 vjet burg për një jastëk me kanabis

Mësohet se lënda narkotike do të transportohej nga Italia drejt Zvicrës. Ndërkohë 16 shqiptarë , që kanë lidhje me këtë trafik janë arrestuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Aktivistja shqiptare shpërthen kundër Fatma Haxhialiut:”Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0″

LEXO EDHE:  Nje tjetër shqiptar arrestohet në Itali/Çfarë kishte në shtëpi?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi 63 vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Sa vite burg rrezikon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri po përballet me një situatë aspak të këndëshme, pas aksidentit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u shqërua fillimisht në polici, moderatores iu sekuestrua edhe makina, ndërsa mësohet se Prokuroria ka ngritur dy akuza.

Bejleri do të hetohet në gjendje të lirë për  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO EDHE:  Alarmi i produkteve të kalbura/Shqipëria importon 25 % të mishit nga Brazili

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 kg heroinë në Itali/ Pranga dy shqiptarëve

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  Lëvizja Vetëvendosje vjen në Shqipëri/ Zaimi: Projekti afatgjatë, kishim shumë kërkesa

LEXO EDHE:  Nje tjetër shqiptar arrestohet në Itali/Çfarë kishte në shtëpi?

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE