LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana përtej fasadave/ Plehrat mbulojnë kryeqytetin

22 Mars 2018, 16:38, Aktualitet CNA
Tirana përtej fasadave/ Plehrat mbulojnë kryeqytetin

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është fasada, ku përtej propagandës të ?lali Erit?, me foto çdo ditë CNA.al, po tregon se realiteti është krejt ndryshe.

Veliaj flet, se po mbjell 100 mijë pemë, por miliona letra mbulojnë kryeqytetin. Smogu, rrugët e shkatërruara janë imazhi që banorët e kryeqytetit dhe ata që vijnë e prekin çdo ditë.

Sot po sjellim disa foto në një vend ku janë disa institucione të rëndësishme publike, si Arkivi i Shtetit, Gjykata e Krimeve të Rënda, Gjykata Penale  Tiranës, Universiteti ?Beder?, dhjetra biznese, hotele dhe një zonë shumë e populluar, por edhe me disa qindra apartamente dhe mijëra banorë.

Pamjet  e mëposhtme flasin vetë se si zona është e mbuluar nga plehrat që fluturojnë dhe Veliaj, që na tregon se po mbjell pemë.

Ndryshe nga sa e reklamon, kryebashkiaku Erion Veliaj  ?pasqyra? e metropolit shqiptar, është e  njollosur nga mbeturinat dhe e copëtuar nga pazaret klienteliste.

Pothuajse të gjitha lagjet dhe rrugët qytetit janë të mbulura nga plehrat.

Në fotot e shkrepura nga CNA.al, vërehet se jo  vetëm rrugët dytësore apo lagjet e brendshme të qytetit, por dhe rrugët kryesore, janë të mbuluara nga mbeturinat.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili pak kohë më parë deklarohej i buzëqeshur para kamerave, se Tirana është qyteti më i pastër në Ballkan, sot duhet të pranojë se kryeqyteti po mbhulohet nga plehrat.

Mjafton një mot i keq, pak stuhi dhe plehrat fluturojnë në dritaren e zyrës së Veliajt.

Përgjegjësia vijon të mbetet zero e humbur në grumbujt e mbeturinave, ndërsa prioritet ka propaganda e Veliajt, i cili po e ?fundos? kryqytetin në plehra dhe në beton./CNA.al

Lajmet e fundit nga