LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tatimet në “sulm” për arkëtimin e borxheve të biznesit dhe verifikimin e saktësisë së kuponave

22 Mars 2018, 10:27, Ekonomi CNA
Tatimet në “sulm” për arkëtimin e borxheve të

Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke pasur si objekt kryesor :

-Arkëtimin e borxheve të krijuara

-Tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore

-Verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.

Gjithashtu në fokus të punës së Drejtorisë së Hetimit Tatimor për këtë periudhë  do të jenë edhe subjektet që janë të angazhuara në realizimin e punëve publike. Ndërsa në sektorin e ndërtimit kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e gjendjes aktuale, si dhe në verifikimin e numrit të punonjësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar  për të nxitur të gjithë tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, por dhe të denoncojnë akte të abuzimit nga ana e administratës tatimore./ Monitor

Lajmet e fundit nga