Connect with Us

Pronat tek “Rrana e hedhur”përplas gazetaren me avokatin

Aktualitet

Pronat tek “Rrana e hedhur”përplas gazetaren me avokatin

Publikuar

-

Të ftuar në emisionin e përjavshëm “Të paekspozuarit”, ku temë e debatiti rreth tryezës së rrumbullaktë, është “Grabitja e bregdetit me ligj” janë edhe gazetarja Klodiana Lala, si dhe njeri nga avokatët e Frran Frokajt, Neshat Fana. Këta të fundit janë përplasur midis tyre lidhur me faktin se gazetarja e përfshinte administratën lokale të Bashkisë Lezhë dhe kryetarin e saj sakaq në arrest shtëpie, Fran Frroku, në manilimin e dokumentacionit që ka bërë pronar tetë fshatar, jo banorë të Lezhës.

Në kundërpërgjigje të asaj çka tregoi gazetarja, informacioni i të cils bazohej në të dhena të marra nga Prokuroria, avokati Fana ka theksuar se klienti i tij dhe gjithë pjesa tjetër e administratës së Bashkisë nuk ka marrë pjesë në manipulim. Ata kanë firmosur nga padija dhe mirëbesimi, duke besuar se gjithësa i vihej para ishte ligjore.

” Tetë përfituesit nuk  janë banorë të bashkisë Lezhë. Nëpërmjet falsfikimit të dokumentave shkresore zyrtare dhe akteve kadastrale ata ja kanë dalë të marrin prona në bregdet të klasifikuara si bujqësore.Zyrtarët ishin të detyruar ti verifikonin gjithë dokumentacionin”, ka thene Lala ndër të tjera.

LEXO EDHE:  "Shko moj gocë, gjej ndonjë çun të ri"/ Deputeti socialist habit me përgjigjjen e tij

” Klienti im Fran Frroku ka firmosur pa bërë verifikimet e dokumentacionit. Fashtarët përfitues kanë shfrytëzuar dobësitë e zyrtarëve të Bashkisë dhe ja kanë dalë ti hipotekojnë pronat e marra padrejtësisht. Ndoshta kanë kompromentuar  zyrtarë të veçantë duke i paguar. Të gjitha institucionet vendore i kanë pranuar këto dokumenta dhe ja kanë njohur pronat fshatarëve por vetë nuk janë bërë pjesë e falsifikimit”, ka thenë Fana./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Këshilli i Evropës ka shprehur sërish kundërshtinë e tij lidhur me paketën e censurës ndaj medias.

Ka qenë raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ai i cili ka  shprehur sot shqetësimin për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Schennach tha se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.



“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.

LEXO EDHE:  Foto – Aksident në Elbasan/ Përplasen dy makina

LEXO EDHE:  Rama i mllefosur me Valdrin Pjetrin/ Gazetarja zbërthen kryeministrin

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, deklaron ai.

Ndërkohë, i bëri thirrje Parlamentit që të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkan si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përdundojë në nëntor.

Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara.

Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”.

“Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenka, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën “një ndërhyrje në punët e brendshme”.



Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

LEXO EDHE:  Vidhet gazetarja në mes të Tiranës/Ja si ia merr hajduti portofolin (Video)

LEXO EDHE:  Foto - Aksident në Elbasan/ Përplasen dy makina

Sipas burimeve, Lukashenka nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.

Demonstratat kanë paraqitur kërcënimin më të madh për Lukashenkan dhe përpjekjet për të zgjatur qeverisjen e tij 26-vjeçare.

Mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkas si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin se po kërkon të shohë një revolucioni në vend.

Rezoluta gjithashtu inkurajon vendet anëtare të BE “për të lehtësuar dhe përshpejtuar krijimin e një korridori humanitar dhe procedurën për marrjen e vizave për ata që largohen nga Bjellorusia për arsye politike”./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Forcat Speciale RENEA, kanë shoqëruar disa përsona në lidhje me vrasjen Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, një emër jo I panjohur nga drejtësia, ku ndër ta mund të përmendim grabitjen e Rinasit.

Sipas asaj që raporton ABC neës , RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani

LEXO EDHE:  Arrestohet avokati në Kurbin/ Ja për çfarë akuzohet

Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit.



Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE