LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mbreti" i Facebook-ut nxjerr sekretet/ Tregon si e ndihmuan Trumpin në zgjedhje maqedonasit dhe rusët

22 Mars 2018, 18:19, Aktualitet CNA
"Mbreti" i Facebook-ut nxjerr sekretet/ Tregon si e ndihmuan Trumpin

Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg në një intervistë për CNN ka thënë se rusët me siguri kanë arritur që të shkaktojnë kaos në rrjet me publikimin e lajmeve të rrejshme gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, në 2016-n.

Sipas tij, Facebooku atëherë nuk ka qenë në kulmin e mundësive të veta sa i përket ndikimit rus në përmbajtjen e lajmeve në këtë rrjet social.

?Disa muaj më vonë, gjatë zgjedhjeve në Francë, aktivizuam vegla të reja (?) dhe kështu u krye një punë shumë më e mirë në qëllimin për të zbuluar lajmet e rrejshme, botet ruse dhe ndikimin potencial rus?, ka thënë Zuckerberg.

Në intervistën e dhenë për CNN ai ka përmendur edhe Maqedoninë:

?Bote nga Maqedonia, me anë të përdorimit të profileve të rrejshme dhe me dhënien e lajmeve të rrejshme, tentuan të ndikojnë në rezultatet në shtetin e Alabamës. Këto tentime i neutralizuam. E tërë kjo nuk është fizikë kuante, por kjo vetëm ishte shumë, shumë punë që duhej ta bënim. Do të na duhet të përpiqemi që Rusia dhe ?trolet? tjera të mos përzihen në çfarëdo rrjedhe, në këtë rast në zgjedhje dhe të ndalojmë përhapjen e lajmeve të rrejshme?, ka thënë pronari i Facebookut.

Zuckerberg më herët tha se është i sigurt se ?dikush po përpiqet ta bëjë atë që e bënë rusët, çfarëdo që të ishte ajo.

?Rusët krijuan konfuzion? I shtynë njerëzit që të marrin anë, ndërsa taktika ka qenë që bashkësia të ndahet. Shumica e punëve që atëherë rusët i bënin nuk ka qenë me qëllim të përzierjes së drejtpërdrejtë në rrjedhën e zgjedhjeve, megjithëse këtë e tregojnë hulumtimet tona, porse qëllimi ka qenë që njerëzit të përçahen. Kishim grupin e njerëzve që ishin kundër emigrantëve dhe grupin tjetër që ishte për. Ato grupe atëherë u gjetën në shënjestër të lajmeve të rrejshme dhe boteve?, tha Zuckerberg./Tetova Sot/

Lajmet e fundit nga