LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për gjuhët fle në Presidencë/ Ivanov mban peng gjuhën shqipe

22 Mars 2018, 19:56, Aktualitet CNA
Ligji për gjuhët fle në Presidencë/ Ivanov mban peng

Kaluan 8 ditë nga miratimi i Ligjit për Gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë, por presidenti Ivanov edhe më tej refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare. Për të tretën herë me radhë, kabineti i presidentit Ivanov refuzon që të përgjigjet në pyetjet e Televizionit “Alsat”, në lidhje me nënshkrimin e dekretit të Ligjit për gjuhët, shkruan “Tetova Sot”.

Ndërkaq nga Gazeta Zyrtare mohojnë që në adresë të tyre të ketë arritur ndonjë dokument për shpalljen e Ligjit për Gjuhët. Duke mos dashur që të komentojnë shumë, nga Gazeta Zyrtare thanë se do të veprojnë në bazë të asaj që parashihet me ligj.

Kreu i ligjvënësit Talat Xhaferi kalkulon por nuk bën të ditur se a ka hapësira ligjore për shpalljen eventuale të Ligjit në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit.

Një vendim i tillë u kritikua dhe u dënua ashpër nga VMRO-DPMNE-ja ende pa ndodhur. Sipas tyre, rast se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare pa firmën e presidentit Ivanov, do të pasojnë padi penale për Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin dhe Drejtorin e Gazetës Zyrtare.

Talat Xhaferi edhe nëse e nënshkruan ligjin në vend të Presidentit, ajo nuk do të jetë e ligjshme pasi që ai nuk mund ta zëvendësojë presidentin Ivanov i cili denjësisht e kryen funksionin e tij presidencial. Për këtë arsye, drejtori i Gazetës Zyrtare nuk mund të lejojë të shpallet ky ligj.

Kushtetuta duhet të respektohet. Pa nënshkrimin e dekretit nga ana e Presidentit të RM-së nuk ka ligj, ndërsa nëse dikush tenton që ta shkelë Kushtetutën, do të mbajë përgjegjësi penale, deklaroi Orca Georgievski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM-ja i rikujtoi VMRO-DPMNE-së se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë i pranueshëm për partinë e tyre, kur bisedohej për formimin e shumicës pas zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Socialdemokratët gjithashtu i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit që është përpiluar në suaza të Kushtetutës dhe që avancon të gjithë gjuhet e komuniteteve pakicë në vend.

Lajmet e fundit nga