Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews
Politikë
Kuvendi Kombëtar/ Kulluri: Nuk do të mblidhet, është antistatutor

I ftuar në emisionin ’45 Minuta” në Report TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, teksa u pyet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ka thënë se ai nuk do të mblidhet.
Sipas tij Basha e ka uzurpuar partinë, ndërsa mbledhjen e Kuvendit, e ka arsyetur duke thënë se ky është thirrur në një mënyrë të parakohshme dhe është antistatutor.
“Basha po e drejton partinë në mënyrë krejt personale. Ky Kuvend nuk do mblidhet, sipas mendimit tim. Ka një problem formal, që do të thotë se, ky Kuvend është thirrur në mënyrë të parakohshme dhe nuk pritet gjë tjetër. Pra Kuvendi është antistatutor. Mund të them se Basha na ka prirë me sukses drejtë një humbje të thellë. Ai e ka uzurpuar karrigen kryetarit të PD-së”,- u shpreh Edvin Kulluri. /CNA.al