LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet 1.1 ton drogë në Turqi/ Arrestohen 11 shqiptarë

22 Mars 2018, 16:16, Kosova & Bota CNA
Kapet 1.1 ton drogë në Turqi/ Arrestohen 11 shqiptarë

Autoritetet turke kanë arritur të kapin një sasi të madhe droge, bëhet fjalë për rreth 1.1 ton kanabis.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se në aksionin që ka çuar në sekuestrimin e kësaj sasie droge, kanë rënë në pranga edhe 11 shqiptarë.

Të njëjtat burime thonë se shqiptarët po e transportonin drogën nga Shqipëria, në Greqi e më pas në Turqi, ku edhe janë prangosur në Bodrum.

Autoritetet turke shprehen se, nëse droga do të dilte në treg do të kapte shifrën 5.2 milionë euro. /CNA.al

Lajmet e fundit nga