LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte zhdukur prej disa ditësh/ I moshuari gjendet i mbytur në kanal

22 Mars 2018, 07:42, Kronika CNA
Ishte zhdukur prej disa ditësh/ I moshuari gjendet i mbytur në kanal

Një i moshuar është gjetur i mbytur në kanal pasditen e djeshme në Bulqizë.

Mësohet se viktima është V.S, 80 vjeç, i cili prej disa ditësh ishte larguar nga banesa.

Uniformat blu bëjnë të ditur se ditën e djeshme salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F.S, 64 vjeçe, banuese në Bulqize, se në vendin e quajtur ?Gurët e Skëndërbeut?, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S, 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë kqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Shtetasi V.S, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për ?Largim nga Banesa?, pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F.S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet procedurale do t?i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

Lajmet e fundit nga