LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bregu mesazh për 22 Marsin/ Basha përgjysmoi PD-në

22 Mars 2018, 12:12, Aktualitet CNA
Bregu mesazh për 22 Marsin/ Basha përgjysmoi PD-në

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh pa fjalë, por shumë goditës.

Ndërsa ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, Bregu i ka dërguar edhe një mesazh të fortë kreut aktual të PD, Lulzim Basha.

Në postimin e saj, Bregu tregon pjesëmarrjen në votim në 1992, e cila në atë kohe ishte 90%, dhe PD fitoi 62% të votave, ose 92 deputete nga 140 vende në Parlament.

Në postimin e saj Bregu jep një mesazh të qartë për votimet e kaluara, të cilat treguan se ka një rënie të besimit të qytetarëve te politika.

Por, ajo që bie në sy është numri i ulët i deputetëve që PD ka sot në parlament. Pas 26 vitesh, PD 43 deputetë në parlament, nga të cilët 5 janë aleatë. Pra, PD ka gati tre herë më pak deputetë se në vitin ?92.

E në rast se në 2013 Basha mori një PD me 58 deputetë, vetëm në katër vite me ?punën e tij të madhe? e ka çuar në 30% më pak.

Bregu kujton 92-shin duke i dhënë një mesazh Bashës, për gjendjen në të cilen e ka katandisur Partinë Demokratike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga