LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka një flirtim mes LSI dhe PS?/ Kryemadhi: Deputetët takohen, flasin, por...

22 Mars 2018, 20:12, Aktualitet CNA
A ka një flirtim mes LSI dhe PS?/ Kryemadhi: Deputetët takohen,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e ftuar në studion e emisionit, “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku po flet lidhur me temën, “Monika Kryemadhi, ç’po ndodh me LSI-në?”.

Në emision ajo u pyet për një afrimitet të mundshëm mes LSI-së dhe PS-së, ndërsa tha: “Sa i përket politikës, LSI nuk mund të ketë flirtim me një qeveri që përfaqëson klanet dhe kartelin e drogës. Po të donte këtë, LSI do të vazhdonte me PS-në edhe pas zgjedhjeve.”, ndërsa shtoi se deputetët kanë kontakte me Ramës për shkak të zonës që përfaqësojnë.

Më tej tha se, “Ka një sjellje e stafit të Rilindjes që po tenton të krijojë atë përshtypje që ne kemi një flirt me qeverinë.”

Ajo u shpreh se që pas zgjedhjeve ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me Edi Ramën. /CNA.al

Lajmet e fundit nga