LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rreziku i profesionit”/ Rrëfimi ndryshe i Artan Hoxhës

21 Mars 2018, 09:57, Aktualitet CNA
“Rreziku i profesionit”/ Rrëfimi ndryshe i Artan Hoxhës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e News 24, mëngjesin e sotëm ka bërë një rrëfim ndryshe, ku ka treguar edhe për anën e ?errët? të të qënit gazetar në Shqipëri.

?Unë nuk jam futur rastësisht në këtë profesion, është pasion i fëmijërisë. Unë vija nga një provincë nuk kisha një përkrahje kur hyra në gazetari. Shqipëria vinte pas rënies së komunizmit.

Profesioni im ka dhe një kosto në lidhje me familjen. Ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të fortë e të qëndrueshme për shkak të angazhimeve. Jam munduar ta mbaj familjen larg, sepse duke hetuar për botën e krimit dhe zhvillimet në politikë, kupton që një nga pikat ku mund ta thyesh dikë është familja.

Aty trysnojnë të gjithë, mafia, politika. Bashkëshortja ime, Nevila është gazetare, punon në televizionin publik, është e aftë në atë që bën dhe ka zgjedhur profilin për t?u marrë me tema sociale. Një pjesë e mirë e asaj që unë jam është se kam atë pas. Djali Geri është maturant. Djali im thotë që nuk dua të bëhem si babai, dhe ka thënë më duket punë e rrezikshme,? tha Hoxha.

Lajmet e fundit nga