Connect with Us

Nga Lorenc VANGJELI/ Simetria e ligë e të keqes

Opinione

Nga Lorenc VANGJELI/ Simetria e ligë e të keqes

Publikuar

-

Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të vendosur një simetri të ligë të së keqes. Për të noterizuar barazinë përballë të ligës mes të majtës dhe të djathtës që ndërrojnë vendet në pushtet dhe në opozitë. Që në krye të herës së pluralizmit, për çdo kritikë, çdo qortim apo mospajtim të njërës palë, i sulmuari mbrohej duke sulmuar oponentin. Duke krijuar një spazmë kronike krupe që herë jua çonte diafragmën në grykë shqiptarëve dhe herë jua zbriste aq poshtë sa ju bllokonte komunikimin periodik me tualetin.

Në vitet 90-të, nëse flitej për autoritarizmin e Berishës, kujtoheshin menjëherë telat me gjemba të diktaturës. Nëse flitej më pas për korrupsionin e të majtëve të Nanos, kujtoheshin direkt piramidat e Doktorit të djathtë. Nëse përmendeshin grabitjet institucionale të pronës publike dhe të parave me tenderat e rrugëve, shpërthimet në Gërdec apo edhe edhe vrasjet pa gjyq në Bulevard të ish-kryeministrit Berisha, hidheshin në treg lejet e ndërtimit të Ramës, pallatet për një votë dhe kujtoheshin etërit e djeshëm të diktaturës.

Kur Rama sot akuzohet për Cannabis, mungesë investimesh dhe arrogancë në qeverisje, në të njëjtën kohë përgjigja do të jepet me Lazaratin, për humnerën fiskale ku e la Shqipërinë Doktori bashkë me matufët e tij që vijnë rrotull duke gromësirë për politikë të madhe. Në të gjithë këtë hapërsirë, janë në dritë edhe ata që përjetojnë stres të pafundëm emocional kur shohin letër e laps; kërkojnë dritë edhe vëmendje edhe pjeshkat politike që kanë lidhje me këtë zanat po aq sa kanë kërmijtë e shiut me make up-in.

Nën akuzë për lobimin në SHBA, për kontabilitetin e dyshimtë të parave që shkuan për të blerë foton me Trump dhe dyshimet për bashkëkontabilitet rus në ato para, Basha zgjedh të përgjigjet me mënyrën e vjetër të të bërit politikë: edhe Rama ka paguar foton me Obamën.

Kjo lloj simetrie e ligë e të keqes është ndoshta shkaku kryesor që Shqipëria po bëhet vend i dëshpëruar. Po shndërrohet në një mangall i nxehtë për shumëkënd që kërkon të largohet prej saj. Duke vrarë shpresën, duke shuar dallimet thelbësore mes palëve, duke vënë shenjën e padurueshme të barazisë mes tyre, duke pretenduar se mbas çdo kamioni që del nga porti është fshehur drogë, se mbas çdo tenderi vidhen gjithë paratë, se mbas çdo teatri do të fshihet kulla e vet, se mbas çdo politikani fshihet thjesht një horr, shqiptarëve po ju hiqet besimi dhe shpresa tek e ardhmja.

Ky agresion i frikshëm oral që e sheh kryeministrin si kryebaron të drogës në Evropë dhe paraardhësin e tij si demonin që vret shqiptarë, që e sheh ministrin e brendshëm si dispeçer të krimit dhe liderin e opozitës si arkëtar të rublave ruse, e ka bërë të padurueshme të sotmen e këtij vendi. Dhe po i bind shqiptarët se çdo lloj rotacioni i mundshëm politik shërben për të ndryshuar vetëm hierarkinë mes Blerinës apo Joridës, raportin mes Taulantit apo Palokës, karriges së Erjonit apo Edmondit, vendit në qeveri mes Pandit të PS-së apo Aldos së PD-së. Natyrisht, edhe shkallën lart e poshtë në raportin mes Edit dhe Lulit.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha tashmë nuk është një çun i ri në politikë, por as ai nuk po i shkëputet për qamet zakonit dhe zanatit të vjetër të qepjeshkepjes së simetrisë. Po të arrestohet Frani i Lezhës, ai kthehet dhe kërkon arrestin e Vangjushit të Durrësit.

Nëse kapet kokainë në Maminas, ai vë menjëherë gishtin tek vellai i kryeministrit dhe i ministrit të brendshëm. E bën me një lehtësi të frikshme – më parë e kanë bërë edhe kundër tij të njëjtën gjë – sa tashmë nuk bën përshtypje. Për të treguar se çfarë statusi legjitim ka marë papërgjegjshmëria dhe kërkesa për të krijuar simetrinë e të ligës në Shqipëri, mjafton kjo lloj akuze e artikuluar seriozisht, që të tregojë në çfarë derexheje minimale është katandisur serioziteti në atdhe.

LEXO EDHE:  Arrestimi i kampionit të mundjes/ Artan Hoxha publikon fotot me Ramën dhe Berishën

E shpjeguar thjesht: kapet një sasi e frikshme kokaine në ngarkesën e bananeve në Maminas. Loja e bananes përvëluese arriti nivele të pabesueshme absurdi, kur nuk diskutohej për drogën në vetvete, rrezikun që vendi ka nga depërtimi i saj, cënimi i sigurisë kombëtare e kështu me rradhë, por nisën të shtyrat për të gjetur nëse suksesi ishte vetëm lokal i Tiranës apo duhej ndarë dhe me partnerë ndërkombëtarë.

Të dyja palët shinë në këtë lëmë deri sa kuajt e opozitës gjetën pronarët e kokainës: vëllai i kryeministrit dhe ai i ministrit të brendshëm. Në një vend serioz, prokuroria do të duhej të merte frymë e lehtësuar. Do të shkonte urgjent tek Saliu e Luli, do t’u merte provat që ata kishin dhe do të fajësonte dy vëllezërit e vëllezërve me pushtet. Do të kërkonte ndalimin e tyre dhe do të çonte dosjen në gjykatë. Por prokuroria nuk e bën. Sepse edhe ata çunat e peshave të rënda të prokurorisë së krimeve të atij formati, e dinë që as Saliu e Luli sot dhe as Edi dje, nuk e kishin  shumë seriozisht muhabetin kur e vizatonin njëri-tjetrin me ngjyrat e djallit.

Dhe kur ministri Xhafaj fton prokurorinë thjesht të bëjë detyrën, “…të thërrasë Bershën e Bashën… se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend…”, Basha, në vend të thotë se po le përgjysëm kafen e mëngjezit dhe gjysmën e mbetur do ta pijë gjatë denoncimit në prokurori, reagon me inat sepse kështu “prishen rregullat e lojës”. “Po vendosin prokurorisë në urdhrat e qeverisë… Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, thotë Basha, nën të njëjtën spazmë kronike të të bërit politikë karagjoze në një Shqipëri me gjithmonë e më pak seriozitet në politikë.

Ka një fakt që e dinë shumë, por pakkush e thotë. Alarmi që po tregojnë këmbanat e statistikave sot, do të jetë kob i sigurt i të nesërmes. Deri para pak vitesh nga Shqipëria largoheshin për në emigracion të rinj kryesisht të paarsimuar. Kryesisht nga periferia e vendit që linin një punë krahu në Shqipëri dhe ëndërronin një punë krahu në perëndim. Tashmë ka disa vjet që nga Shqipëria po tentojnë gjithmonë e më shumë të largohen njerëz të cilët i përkasin asaj që quhet shtresë e mesme.

Me moshë deri tek të 50-tat. Me një jetë të qëndrushme në Tiranë apo qytetet e tjera të mëdha. Me profesione të mira dhe të ardhura të konsiderueshme. Mes tyre mjekë e inxhinierë, arkitektë apo muzikantë. Njerëz që ikin për të shpëtuar nga dhembja që ndjejnë kur ju zbret diafragma poshtë e më poshtë për shkak të kësaj ligësie pa ligj që derdhet çdo ditë në Shqipëri nën okielon e politikës. Preferojnë të çojnë sytë nga këmbët për t’ju shmangur këtij vizatimi prej Sodome dhe Tirane, prej Gomorre dhe gonoreje që gomerët publikë i bëjnë simetrikisht ditë pas dite Atdheut të përbashkët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Vrasja e mësuesit

Publikuar

-

Nga

Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rrugës së kthimit, pas ndarjes me nxënësit e tyre. Ngjarja e rëndë tronditi familjarët, por dhe kolegët e fëmijët e shkollës. Ata ishin në krye të detyrës fisnike. Pas hutimit të parë prej dhimbjes, prita që dikush të reagonte. Prita se mos Besa qëllonte fjalët e duhura, se mos përmendte ndonjë vlerësim për ta, për punën e tyre plot mund e sakrifica, të shoqëruar me një mea culpa për lënien e kujdesit ndaj tyre krejt pas dore, për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë, por kjo nuk ndodhi.

Dhe tani që po hedh këto rreshta postimi i saj i fundit në FCB, është një foto e qeshur në një takim që gjithkush do ta kishte zili, i bërë të premten në 18.03, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tragjedia. Ironikisht, Ministrja na ishte “hapur” para ambasadores së sapoardhur të SHBA-së për të ashtuquajturat reforma madhështore në arsim, që vetëm atë ditë, për shkak të mënyrës skandaloze dhe përçmuese të trajtimit të mësuesve, kishin sjellë për pasojë vdekjen e dy mësuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Nuk e di nëse këtë tragjedi e ka ndarë si ngushëllim me ambasadoren, por fotot e postuara pak të bindin ose më mirë aspak.

Shpresova mos Rama, që e mban veten për fjalaman dhe Kryeministër që “vdes” për mësuesit, do kishte shkruar dy gisht status për vdekjen e tyre tragjike për shkaqe shtetërore. Por dhe tek ai asnjë fjalë për dy “heronjtë”, se për mua janë të tillë. Postimet e fundit ishin për një depo farmaceutike me kokë të kuqe dhe një copë pamje nga një zonë në Vlorë me një ndërtesë krejt e ngjyer në rozë e vetëm kaq. Por nuk kishte harruar ndërkohë që në cover të vendoste një foto të tij të përzgjedhur me disa fëmijë dhe mbi të sloganin “TiNukDoJeshKurrëVetëm”. Cinike. Po nxënësit e mësuesve të vrarë nga babëzia e pushtetit pse janë lënë vetëm në humbjen e tyre?  Po familjarët e kolegët pse u lanë vetëm në dhimbjen e pamatë dhe u braktisën? Pse Rama dhe Besa nuk kanë asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi?

Përkundër kësaj kudo kanë vendosur dhe balsamosur heshtjen, sipas parimit shpëtues heshtja është flori. Heshtje për mësuesit që lanë me kokën pas familjarët dhe nxënësit e tyre. Një heshtje varri për humbjen e dy mësuesve, apostuj të dijes dhe të dritës. Një heshtje e cila kërkon të fshehë gjurmët e një krimi dhe tragjedie që implikon drejtpërdrejtë ata vetë, fajtorët që fshihen pas buzëqeshjeve të stisura dhe propagandës marramendëse. Një heshtje që është në vazhdën logjike të gjitha vrasjeve që i janë bërë mësuesve përgjatë këtyre viteve. Ditë për ditë. Vendim pas vendimi.

Humbja e jetës së dy mësuesve në aksidentin tragjik dhe plagosja e dy të tjerëve, sado të hyjë tek rastësitë aksidentale, nuk është aspak e tillë. Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar më parë. Mësuesve jua mori jetën jo fati i keq apo i mbrapshtë. Ishte papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe babëzia e zyrave shtetërore që fillojnë nga Kryeministri, vazhdojnë me ministren e Bashkinë e mbarojnë me Zyrat arsimore.

LEXO EDHE:  Arrestimi i kampionit të mundjes/ Artan Hoxha publikon fotot me Ramën dhe Berishën

LEXO EDHE:  Tahiri kërkon ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj

Atë ditë mësuesit që nxitonin të arrinin nxënësit e tyre në klasën e mijëra ëndrrave, sikurse çdo ditë tjetër, duhet të ishin në autobusin, apo mjetin e vënë në dispozicion për to dhe për nxënësit. Por ka kohë që për to s’pyet askush. Jo vetëm në Tepelenë, por kudo në Shqipëri. Prandaj ajo është një vrasje. Një vrasje shtetërore e parandjekur nga dhjetëra vrasje të përditshme që i janë bërë mësuesit përgjatë këtyre viteve. Sikur-et e shumta që shoqërojnë mendimet e dhimbjen e të afërmeve, kolegëve dhe nxënësve përmbyllen vetëm me një sikur. Sikur përkujdesi për transportin e tyre të ishte realizuar ngjarja nuk do kishte ndodhur dhe vrasja do ishte shmangur.

Ndërsa ajo jo vetëm nuk u shmang, por u pasua dhe nga një vrasje tjetër me heshtjen e varrtë të Ramës e Besës. Dhe këta nuk bënë asgjë tjetër veçse vazhduan vrasjet e seriale pa iu dridhur as zëri dhe as dora duke na shndërruar në një shoqëri që kemi vrarë mësuesin. Rama dhe Besa janë duke pritur 7 Marsin që nuk është larg, ku secili prej tyre do bëjë garën e fjalëve prekëse e dashurore, por ama në sytë e publikut tashmë të gjykuar dhe të parë si vrasës që lavdërojnë viktimën e vet, mësuesin. Mësuesi është vrarë që kur misionin e tyre fisnik Rama, Lindita e Besa, e shndërruan në një shërbesë banale politike me pahir.

Mësuesi është vrarë që kur profesionin e tij mësimdhënës e shndërruan në profesion letrashkruesish. Mësuesi është vrarë që kur është braktisur nga ata në mëshirën e fatit e profesionit të vet, i lënë mes katër rrugëve pa dalje dhe siguri për të nesërmen.

Mësuesi është vrarë që kur ai denigrohet, shkelet me këmbë, përçmohet nga komisarët politikë që kanë uzurpuar drejtimin e institucioneve arsimore.

Mësuesi është vrarë që kur vlerësimi financiar për të konsiderohet i tepërt.
Mësuesi është vrarë që kur arroganca e pushtetit e konsideron atë si njeri të dorës së dytë.

Mësuesi është vrarë që pa lindur me mbylljen masive të degëve që përgatisin mësuesë.
Mësuesi po vritet çdo ditë sepse është lënë i vetëm në sakrificën e tij.

Ai duhet mbrojtur. Qeveritë që vrasin mësuesin kanë përgatitur me siguri funeralin e vet.
Mësuesit që humbën jetën përgjatë ushtrimit të misionit e tyre vlen të nderohen dhe respektohen.

Ata janë heronjtë e thjeshtë të përkushtimit për transmetimin e dijes.
Mësuesi nuk duhet e nuk mund të vritet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Zbulohen lidhjet e “baronit të drogës” me zyrtarë të lartë të PS

LEXO EDHE:  Shënim/ Një dyshek për Lulin

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ibsen Elezi/ Shoqja Nexhmije të “uroj” edhe 100 !

Publikuar

-

Nga

Të uroj jetë të gjatë zonja e zeze, ndryshe nga ç’e kisha menduar dikur, që ju duhet të ishit dënuar me varje si zanafillë e ndërtimit të drejtesise në këtë vend dhe jo shenjë hakmarrje.

Jo vetëm ty por j’a uroj edhe gjithe kastës tënde, që zanafillën e ardhjes në pushtet mbrujtet me gjak shqiptarësh, këtu e në Kosovë, për të treguar servilizmin tuaj të pakufi ndaj eprorëve tuaj komunist pansllav. Vratë e vodhët familjet e medha fisnike që dhanë aq shumë për këtë komb, zoti e di se shumica e kockave dhe pasurive të tyre ku përfunduan, vratë e burgoset intelektualë e patriotë që i vlenin këtij kombi me shumë se pasuria që vodhet. Ju nuk ishit trima por aq frikacak sa edhe eshtrat e tyre ju tmerronin, i varrosët, i zhvarrosët e i zhduket (si eshtrat e të madhit Gjergj Fishta), kaluat Hitlerin e Stalinin, zvenitet Shekspirin e Danten.

Kanibalizmi juaj nuk ka të krahasuar. Ju vratë elitën, se shkëlqimi i saj i verbonte një tufë bandidësh si ju ‘pa din e pa iman’, i vratë që të krijonit ‘Historinë tuaj’, ‘Elitën Tuaj’, por që elitë s’do bëhej kurre dhe historia juaj do mbetej e ndyrë.

Teoria juaj ishte e pështirë, t’i fshinit nga historia, s’u ngopët as me brezin pasardhës e paspasardhës, duke e mos i shkolluar e denigruar, si ta dinit se strukturën gjenetike e fal zoti, se atë se besuat kurrë.

Ne 45 vjet u munduat te deformoni tiparet e kombit, i late me bark dhe mendje bosh qe as te mos mendonin dot ndryshe vec ‘doktrines’ tuaj. I shërbyet armiqve të kombit tonë më mirë se ata e kishin imagjinuar.Ju nuk ishit Byroja politike sic e quanit veten por një ‘Bandë Mafioze’ që s’latë pasuri pa vjedhur, kontrabandë e maskarallëk pa bërë për tu pasuruar.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Ngjarja që mbahet sekret/ Burri i ministres së Ramës rrihet nga bandat

LEXO EDHE:  Korrigjimi i kufijve/ Thaçi i përgjigjet Berishës

Ju s’e kishit 90-ën, e as 92-shin, se e dinit që letrat tuaja s’do hapeshin kurrë, s’do dënoheshit kurre as për qindra tonelata floriri të vjedhura dhe as për mijërat e jetëve të marra.

Ju ndoshta edhe 97 e kishit programuar që në 90, se të derdhni gjak shqiptari për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë tuaja është pjesë filozofisë tuaj, por ju s’mund të fshiheni pas Sudeve e Xhaferave si dikur, zullumi juaj është trashur shumë sa dallohet që përtej oqeanit.Sot fytyrat tuaja nuk mund t’i lajnë shërbëtorët maskarenj që shkruajnë se sa njerëzor ishit brenda mureve të shtëpisë së lyer me gjak.

Ju ndoshta e kishit programuar qe sot do ishit ‘Elita’ e vendi, se i kishit në dorë të gjitha, fundja e morët me pushkë dhe e ‘meritoni’. Sot jeni shpalosur në 3 braza, nga Gramozi me shokë te djemtë e nipat, duke demostruar se jeni po ata, por kjo është edhe shenjë frike se djathta e vërtetë në këtë vend do vij si antitetzë e juaja, duke e çliruar politikën njëherë e mirë nga kthetrat tuaja 75 vjeçare.

Jetove kohën kur ‘fytyra’ e burrit u shitet në shkëmbim të lëkureve tuaja. Tash jeto që imazhi juaj t’ju dal në ëndërr pinjolleve të bashkëpunëtorëve që i vratë e denigruat, punë kaniblesh mes jush.

Jeto që të inspirosh njerëzit fisnik dhe të ndershëm për misionin e papërfunduar të baballarëve të tyre, të inspirosh njerëzit e ndershëm të këtij vendi se drejtësia herët a vonë do bërë. ‘Zullumi këputet nga e trasha’ kjo është shenja që tregon fundin e perandorisë tuaj, jeto aq sa ta shohesh me syte tuaj si shenjë e ndëshkimit të zotit në tokë.

 

LEXO TE PLOTE