LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet në Lezhë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane/ Ja për çfarë akuzohet

21 Mars 2018, 07:45, Kronika CNA
Kapet në Lezhë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane/

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 40-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Gazmir Pepmarku, ndërsa ndalimi i tij është bërë në Lezhë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gazmir Pepmarku, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për veprën penale ?Vrasje e mbetur në tentativë?.

Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale ?Vrasje e mbetur në tentativë?, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga