LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Indipendenti i Lulit/ Deputeti miliarder që voton kundër PD-së

21 Mars 2018, 12:29, Aktualitet CNA
Indipendenti i Lulit/ Deputeti miliarder që voton kundër PD-së

Marrëveshja e 18 majit çeli rrugën e bashkëpunimit të Lulzim Bashës me Edi Ramën. Kjo prodhoi edhe listën e famshme të Lulzim Bashës, e cila shpesh nga mediat u raportua si korruptive por edhe me emra të cilët kishin paguar deri në 500 mijë euro për të qënë deputetë.

Menjëherë lista Basha e dha efektin e saj që në seancën e parë të betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, në shtator 2017.

Të pakten pesë deputetë të PD-së në atë rast votuan Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit. Shumë emra u përfolen, por ngjarja me stilin e Bashës u la në heshtje dhe tentoi të harrohet.

Skandalet vazhduan në mbledhjet e komisioneve, në parlament në votime, fjalime apo qëndrime publike.

Më poshtë po sjellim argumentat e një shembulli specifik të listës Basha i cili shpesh në qarqet mediatike dhe politike përflitet se ka hyrë si deputet duke paguar Lulzim Bashën, nga ana tjetër përtej thashethemeve ka zëra se ai financon edhe një media që përdoret dhe qëndron dhe me zyra afër kunatit të Lulit.

Shembulli është deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj i cili në disa raste ka votuar kundër qëndrimit zyrtar të Partisë Demokratike.

Agron Shehaj është deputeti demokrat, i cili dyshohet dhe përflitet se është nga ata që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Bashkoi votat me shumicën socialiste për Rrugën e Vlorës. Këtë e bëri hapur kundrejt qëndrimit politik të mbajtur nga deputetët e tjerë të PD dhe e justifikoi veten se nuk mund të votonte kundër një investimi në Vlorë.

Nga njëra anë Partia Demokratike e akuzon qeverinë për korrupsion dhe klientelizëm në tendera dhe investime, nga ana tjetër kreu i listës së një qarku shkon dhe i voton këto investime klienteliste dhe korruptive.

Agron Shehaj u provua se ishte iniciator i kërkesës për shfuqizimin e datës 20 shkurt, si ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit.

Është shembulli i një deputeti të paditur, që një datë simbol të vendosur nga PD dhe qeveria e saj kërkon ta spostojë. Iniciativa u tërhoq pas rebelimit të demokratëve, e cila kulmoi me qëndrimet e forta të Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së.

Janë dy raste të provuara dhe një dyshim, ku deputeti i listës së Bashës, Agron Shehaj ka votuar kundër PD, dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

Ndërkohë deputetë të tjerë në raste të mëparshme janë kryqëzuar nga PD vetëm për qëndrime kritike ndaj kryetarit të saj.

Përmendim këtu rastin e Mesila Dodes, e cila u kryqëzua nga PD  vetëm sepse qëndroi në sallën e Parlamentit duke votuar pro heqjes së imunitetit të dy ish-deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, dhe duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tyre.

Një rast tjetër është ai i ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, e cila u kryqëzua vetëm sepse doli kundër qëndrimit zyrtar të PD për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe kërkoi publikisht votimin e Reformës në Drejtësi.

Deputeti Shehaj ka kryer të pakten tre akte tradhëtie ndaj qëndrimit zyrtar të PD dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, ndërsa disa të tjerë i përjashtoi apo nuk i kandidoi në listat për deputet vetëm për shkak të një qëndrimi kritik ndaj kryetarit Basha.

Ndaj deputetit Agron Shehaj nuk është marrë asnjë masë. Askush nuk flet asnjë fjalë ndaj qëndrimeve të tij. Nuk ka asnjë vendim zyrtar nga PD apo grupi parlamentar, i cili ndoshta mbahet afër nga Basha për shkak të pasurisë.

Lulit më shumë i intereson një miliarder në grup dhe me çmenduri politike edhe kundër PD-së, sesa një deputet që të jetë vërtetë në funksion të detyrës dhe të mbajë qëndrimet e duhura politike si opozitar.

Agron Shehaj duket si ?indipendenti? i Lulzim Bashës, një deputet që është produkt i një liste e cila dha një humbje katastrofike me 25 qershor, por që në vazhdim nuk po ndal rrënimin e PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga