LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Justin Bieber shfaqet me një bionde në krah

21 Mars 2018, 22:00, Lifestyle CNA
Foto/ Justin Bieber shfaqet me një bionde në krah

Pa kaluar dy javë që nga ndarja e tyre, e cila u komentua shumë nga media rozë, dhe Justin Bieber shfaqet sërish me një bionde në krah.

Edhe pse ditët e fundit ai është fotografuar i dëshpëruar, ka mjaftuar një mbrëmje në shoqërinë e disa vajzave, për të harruar se kush është Selena Gomez.

24-vjeçari dukej në formë shumë të mirë dhe i buzëqeshur është shfaqur pranë një vajze bionde, identiteti i së cilës nuk është zbuluar.

Ajo nuk e fshehte dot emocionin, ndërsa ishte shumë e buzëqeshur. Gjithashtu ishte e vështirë të mohoje ngjashmërinë e saj me ish-in e Bieber, modelen Sofia Richie.

Ata kanë shijuar një mbrëmje me pije dhe muzikë të mirë, por se çfarë ka ndodhur më pas, askush nuk e di./CNA.al

Lajmet e fundit nga