LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financimet ruse/ Balla: Basha të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit

21 Mars 2018, 12:59, Politikë CNA
Financimet ruse/ Balla: Basha të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit

Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla I ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, për të sqaruar akuzat për financimet ruse për partinë e tij.

? KQZ dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë, dhe se tani i përket Prokurorisë të merret me këtë çështje duke marrë në pyetje personin përgjegjës direkt për këtë, Lulzim Bashën.?- tha Balla.

Sipas tij, Basha është firmëtari dhe personi përgjegjës për këto lidhje.

?Prokuroria është i vetmi organ që mund të hetojë. Jemi para fakteve që duhet një sqarim publik, se nga xhepa oligarkësh rusë janë bërë pagesa në emër të PD.

Unë insistoj që është Prokuroria, se KQZ ka dështuar skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë, ajo që duhet të vazhdojë punën. Shqetësimi im është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm, dhe ne do të rrisim monitorimin në lidhje me financimet e partive në Shqipëri.

Është detyra e PD dhe e Bashës të mos fshihet dhe të mos tejkalojë këtë moment të rëndësishëm , dhe të japë përgjigje. Të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori deri tani. Për 3 muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka gjasa të jetë financuar nga rusët. E rëndësishme është të dihet se çfarë i është siguruar Rusisë në këmbim,? tha Balla.

Lajmet e fundit nga