LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ Veliaj çon 2 transeksualë nëpër shkolla tu mësojnë fëmijëve...

21 Mars 2018, 20:52, Aktualitet CNA
Denoncim/ Veliaj çon 2 transeksualë nëpër shkolla tu

Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që sipas tij po çon shkollë më shkollë dy transeksualë që tu mësojnë fëmijëve se si të bëhen vajza.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan: “VELIAJ ÇON 2 TRANSEKSUALË NËPËR SHKOLLA TU MËSOJNË KALAMOJVE TUAJ SE SI MUND TË BËHEN “VAJZA” ME OSE PA B*LE!
Ndërkohë prindërit janë të lumtur që Ministria dhe Bashkia çon 2 transeksualët “LOLA” dhe “SERAFINA” bredhin shkollë më shkollë gjatë orës së mësimit me programet sorosiane për t’u mësuar çunave tuaj që i keni çu në shkollë me mësu se sa mirë është po të bësh operacion gjoksin, të presësh b*len dhe të bëhesh trans ? Madje u treguan edhe eksperiencat e tyre në të gjitha stilet e kamasumtras! Bravo!”

Më tej ai ironizon me prindërit ndërsa shkruan:

“Jeni prindër shembullor, modern dhe europianë jo si ata tanët të prapambetur!
Në foton e parë aktiviteti ku mbajtën fjalim 2 transeksualët në 5 Dhjetor 2017 në Shkollën Petro Nini Luarasi gjatë orës së mësimit!
Në foton e dytë 2 heroinat nga të cilat duhet të marrin shembull dhe të shërbejnë si model për çunat tuaj! Ti gëzoni dhe ti trashëgoni djemtë dhe t’ju rriten dhe t’ju bëhen nuse!
Në foton e tretë vazhdon mësimi për LGBQ në 3 shkolla të tjera ?
Në foton e katërt modeli i të rinjve të sotëm: 2 TRAVESTITË ARBJAN MAZNIKU DHE ENDRI FUGA NË 2002 DUKE HEDHUR THEMELET E SHQIPËRISË SË RE :D” /CNA.al

Lajmet e fundit nga