LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alketa uron Vera Grabockën për ditëlindje/ ‘Je një legjendë, një Piter Pan që nuk rritesh kurrë’

21 Mars 2018, 13:30, Lifestyle CNA
Alketa uron Vera Grabockën për ditëlindje/ ‘Je një

Ato janë një nga dyshet më të famshme të ekranit shqiptar dhe emrat pas disa prej produksioneve më të suksesshme televizive të dy dekadave të fundit.

Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu dhe regjisoren Vera Grabocka që përveçse bashkëpunëtore në profesion, njihen edhe si dy mikesha të pandara.

Ndaj ditën e sotme, në ditëlindjen e Grabockës, Alketa Vejsiu i ka kushtuar asaj një urim sa prekës, po aq të çuditshëm, duke e uruar atë për ?10 vjetorin?. Megjithatë, kjo sipas Vjesiut lidhet me faktin që Vera është një Peter Pan që nuk do të rritet kurrë.

?#gëzuarditëlindjen #gruaemrekullueshme. Bibla e Profesionit dhe Televizionit @veragrabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Faleminderit Prof!

Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gëzuar 10 Vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë… Këtë privilegj po e gezoj #18vitebashkë.?-ka shkruar modertorja e njohur.

Lajmet e fundit nga